FRYMË DASHURIE nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

FRYMË DASHURIE

Oh, sa njerëz ka mbytur dashuria
Dhe lumenjë, po se po.
Mua jo si lumë i shtershëm,
Mua jo.

U bënë qiej me trëndafila,
U bënë yje nëpër natë,
U bënë dallgë dhe mbushem detin
Drejt një drite që lanë pas.

U bënë pemë dhe fjalë të reja,
Fjalë pas fjalë shkuan larg.
Fjalë pas fjale duan të kthehen,
Tek një dritë që duan prapë.

Pinë e hanë në bukë dhe ëndrra,
Pinë e hanë në t’vetmën botë.
Zunë të zbardhën këtij shtegu,
Duke qeshë e ngrënur kot.

Fjalë pas fjalë mbetën larg,
Fjalë pas fjalë janë bashkë,
Fjalë pas fjalë politika,
Fjalë pas fjalë bëhet glasë.

Fjalë pas fjalë mbetën larg,
Fjalë pas fjalë kthehen shpejt.
Mos i qeshni që vonojnë,
Nga tjetër lumë, nga tjetër det.

Gjithçka ndrit, ndrit dashuria
Ne, ata, ajo, e njëjtë…
Mos i qeshni që vonojnë,
Ndërsa koha rend kaq nxehtë.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.