FTUJË MOJ KU SHKON KËSHTU nga Pullumb Ahmeti

Pullumb Ahmeti

FTUJË MOJ KU SHKON KËSHTU
               -baritore-

Supeve sharkun e hodha
këmbë këmbë dola më lart
në ball të kopesë qëndrova
sharkun shtrova mbi një cfak.

Fyellin nxora nga brezi
e të vrisja pak vetminë
buzë e tij te dhëmbi ngeci
kur e pash ftujën të vijë.

Nuk e di a s’më dëgjoi
dielli ishte më të ikur
çapëlehta pran më shkoi
flokët gërshet kishte lidhur.

U mata ti bëja zë
a me fyell ta ndaloja
të më kthente kokënë
sytë e zes që ti shikoja.

Ndali ftuja kur s’e prisja
ç’të shikonte syri im
më erdhi pranë si vita
zemrës futi drithërim.

Drithërim më erdhi hakut
si ftujak ç’i ndejta urtë
unë që i ngjaja ujkut
në prehër i rashë butë.

Flokët gërshetit i shpleksi
si shtëllungë sipër mi hodhi
në gji i vdeksha i shkreti
puthjet një nga një mi vodhi.

Ftujë moj ç’më lemerise
brenda sharkut neve ndejtëm
unë të hëngra a ti më hëngre?
Ujk e ftujë o zot si fjetëm.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.