FUSTANI NGJYRE JARGAVAN nga Pajtim Xhelo

Pajtim Xhelo

FUSTANI NGJYRE JARGAVAN

Kundershti,qejfmbetje,habi! Ne te dy familjet vendimi i tyre ra i papritur;ishin te dy femije te vetem,keshtu qe dasma e tyre duhet te ishte madheshtore…Duhet te mbahej mend…Kjo ishte normale per te gjitha familjet.

Shqetesimi i tyre ishte i justifikuar,koha ishte shume e shkurter dhe nuk do te mjaftonte per pergatitjet e duhura,po te enjten te dy familjet u qetesuan…Gjithcka kish shkuar si duhej,ishin te gjitha gati
Gjyshi i Donikes dukej i gezuar pa mase tek shihte mbesen aq te sigurt,te lumtur e te qete.Ajo vet nuk u mor me ftesat,me peshqeshet e me te tjera vogelsi te tilla,qe per prinderit e saj ishin shume te rendesishme,sepse ,sipas tyre,duhet ” ta tundnin” me kete dasem..Me e mundimshmja dhe me e veshtira per vajzen ishin fustanet e te shtunes ne mbremje dhe te dieles ne mbremje,sidomos i te dieles qe do te vishte ne shtepine e Lekes.po ky problem u zgjidh nga shoqja e saj e gjimnazit,Tamara qe prej kater dhe merrej me sfilatat ne vitesh jetonte ne Spanje DHE MERREJ ME SFILATAT NE bARSELONE. Tamara i kish sjelle nje fustan ngjyre karamele te kombinuar me nje pale kepuse me po ate ngjyre dhe nje fustan ngjyre jargavani te thelle ,kombinuar me kepuce ne po ate ngjyre.Natyrisht guston e Tamares asnje nuk e vinte ne dyshim.
Ishte duke provuar fustanet kur erdhi Leka,qe mbeti i shtangur te dera e dhomes.
– Edashur – nuk e mbajti dot britmen ai- Dukesh si Shehrezadja!Duket se Zoti i madh me ka mbajtur me hater qe me dha nje nuse kaq te bukur!
Donika e kish perfshire ne nje shikim te embelsuar e rreshqites qe e beri djalin te dridhej nga emocionet.
– Fati ne kete mes ishte me mua,qe me vuri perpara ne rrugen time te jetes njeriun me te mire ne bote!
Ai e puthi ne balle dhe ne gushe dhe ne balle
– Atehere Zoti qenka me te dy- i tha ne menyre thuajse profetike
Vajza menjanoi koken ne menyre nazike dhe ia beri me shenje qe te largohej
– PSE ? – U HABIT AI
– Sepse eshte tersllek kur dhendri sheh nusen javen e marteses.Dhe ne nuk duam qe te ndodhe kjo,apo jo?
Zeri i saj i ngjante melodise harmonike te pyllit ne ag.Djali u largua i bindur,edhe pse nuk u besonte ketyre bestytnive te kota.

***

Te nesermen ishte e premte.Donika ishte ngritur heret dhe kur erdhi Tamara,i tha : – Kam nje ankth dhe frikesohem mos e diela nuk vjen fare.
Tamara qeshi
-Ti thua mos vjen e hena para te dieles? Nuk e di,nuk kam degjuar te kete ndodhur ndonjehere keshtu.
Qeshen te dyja me te madhe,ashtu si benin dikur, me ndonje capkenllek te moshes.
Per nje cast Tamara e pa me vrejtje dhe i erdhi mire qe ndjeu ne te gjitha fjalet,ne te gjitha veprimet e saj nje lumturi qe nuk e fshihte ndaj asgjeje. Ne te vertete ajo kish qene ne merak te madh se mos vajza nuk e gjente lumturine qe meritonte,po tani po e shihte qarte se vajzes i kish buzeqeshur fati. E qeshura e saj e cilter,menyra si e shqiptonte emrin e Lekes,levizjet e zhdervjellta te Donikes benin qe mbi atmosferen gazmore te dasmes te ndihej zoteruese lumturia e pafajshme dhe rrezatuese e saj.
Tamara e ndjeu kete dhe i erdhi mire pranvera po vershonte me akujt e shkrire te dimrave te shkuar per Doniken
– Jam e lumtur per ty – i tha dhe e perqafoi me dashuri te sinqerte
– Rri me mua sonte – iu lut Donika dhe e veshtroi me sy drenushe- Kam frike se kjo nate nuk do mbaroje kurre!
– Mire- pranoi Tamara- Nuk kam si t’ia prish nje njeriu kaq te lumtur.Do t’i telefonoj Gjergjit dhe kjo pune eshte e kryer.
Gjergji ishte i shoqi .
Dy minuta me pas ato ishin ulur njera prane tjetres dhe po kujtonin capkenlleqet e viteve te shkolles.Hera heres shperthenin ne te qeshura te papermbajtura,aq sa terhoqen edhe vemendjen e nenes se Donikes, zonjes Angjelina,e cila hyri ne dhome dhe po qendronte te dera e hapur,pa vendosur te bente ndonje hap perpara,e mbytur nga kujtimet e viteve te shkuara,kur ato te dyja ishin vajza te vogla,pak ngatrrestare,po te mbara dhe te dashura,si dy kotele lozonjare..
Vajzat vune re lote ne syte e saj,lote qe i ngjanin shkelqimit te zbehte te nje luleje qe po vyshkej.
-Ti po qan mama Angjeline? Ke te drejte,se kur ishim te vogla te thoshim gjithnje qe nuk do te martoheshim,nuk do t’ju linim kurre vetem. Ashtu na dukej.E di qe te kemi genjyer.
Angjelina u mundua t’i fshinte lotet dhe u afrua tek ato
– Jo bija ime,jane lote gezimi.Thone qe lotet e gezimit jane me te hidhur se ato te deshperimit.
Gruaja u peshteti kokat te dy vajzave ne gjoksin e vet dhe u perkedheli floket lehte lehte.
– Te faleminderit moj bije – i tha ajo Tamares- Donika nuk ka moter,po ti ju gjende edhe me shume.
Tamara e puthi ne faqe dhe i tha : – Edhe Donika ka bere shume per mua.

***

Te nesermen parukjerja po vonohej dhe vajzat u shqetesuan.Edhe Angjelina filloi te levizte e nervozuar neper shtepi; dikur ajo u be gati te shkonte te lajmeronte parukieren e lagjes,po nderkaq u dha ne dere parukierja qe prisnin,e verdhe dylle.I pershendeti me nje “Mirmengjesi” te thate dhe u leshua e perhumbur ne kolltukun qe gjeti bosh.E gjithe familja u grumbullua rreth sa.
– Fol moj,c’ka ndodhur? Dreqi t’i ka rrembyer fjalet?
Vajza u hodhi nje sy te gjitheve me nje medyshje te pashpjeguar.E ndodhur mes ketij ambienti kaq te qete e te gezuar,tmerri dhe lebetia qe lexohej ne fytyren e saj kur u dha ne dere,pakngapak u zvetenuan.
– Si,nuk e keni marre vesh c’po behet ne rruget e qytetit
Ata ngriten supet te gjithe.
– Fol moj ti,c’ka ngjare/
Ishte Tamara qe e ngriti zeri,jo pa inat
– Me mijra njerez po godasin me gure e me sende te forta qindra civile qe i ka derguar qeveria per te mos lejuar qytetaret te grumbullohen para Bashkise,pasi kane qellim t’i vene zjarrin asaj.Ata njerez jane te paarmatosur dhe qytetaret po i qellonin me gure duke i detyruar te futeshin te ” Hollidei”Aty po i rrihnin,po i vrisnin e po i masakronin.Ata qe shpetuan moren arratine ne kodrat e qytetit,iken nga syte kembet.O Zot i madh c’me kane pare syte! Do t’ia tregoj varrit! Ata te mjere rendnin te mbuluar nga gjaku,ndersa turma e egersuar,e papermbajtur i qellonte me gure.Disa u futen ne familjet prapa monumentit te Pavaresise,ku i mjekuan grate e atyre familjeve.
Parukierja u ngrit ne kembe dhe bertiti; – Zot,oZot,oZot,sa gjak me kane pare kete sy sot! Ata po e ndiqnin me habi,po edhe me mosbesim…Deri ku ishin te verteta ato qe po thosh kjo vajze?
– Dhe te mendosh se ishin te gjithe shqiptare qe suleshin kunder njeri tjetrit…Kjo eshte e neveriteshme!, e pakuptimte! Nga njera ane qytetare qe i plagosnin dhe nga ana tjeter qytetare qe u mjekonin plaget…Qytetare te te njejtit qytet!
Vajza u ul perseri dhe lotet po i rridhnin curk neper faqe..
U tronditen te gjithe dhe e harruan tashme dasmen.Gjyshi i Donikes u tha pas kesaj se kish degjuar disa ish komuniste qe betoheshin se do ta benin gjithcka pluhur e hi dhe do t’i detyronin demokratet ta dorezonin pushtetin.Ai permendi dhe emrat e tyre Te ishin te verteta te gjitha keto? Donika per nje gje ishte e sigurt : gjyshi i saj nuk trillonte. Dikur foli babai i Donikes,qe fliste shume rralle:
– Qeveria duhet ta kete parasysh temperamentin kercenues te kesaj krahine – tha- Kam tridhjete vite qe jetoj mes tyre dhe i njoh mire…Jane te drejte dhe te bejne mik menjehere,po inati i tyre eshte i verber si dallga dhe perplas e shkaterron gjithcka has perpara…Jane hakmarres dhe nuk dine te falin kur u ben keq..Jam i sigurt qe qeveria diku ka gabuar- perfundoi ai.
Sa mbaroi fjalen ai hyri ne dere Leka.
-I vune zjarrin Bashkise – tha ai pa pershendetur- Edhe policise i vune zjarrin dhe po hapin depot e armeve.Eshte situate e rrezikshme,e jashtezakoneshme.E kuptoni cdo te thote te armatoset i gjithe populli/? Armet vetem vrasin ,po vrasja eshte me e tmerrshme kur eshte vellavrasje.
Angjelina beri disa her kryqin duke peshperitur lutjet ne heshtje,sikur te kish frike mos e degjonin ata qe po benin gjithe kete gjeme
Gjyshi tha perseri se kish degjuar dicka per Firmat Piramidale,po nuk u kish vene veshin; sipas tij ky ishte pretest.
Biseden e ndryshoi Leka:
– Duhet te shtyme dasmen – tha
– Jo – e kundershtoi Donika prere- Kjo sjell tersllek.Dasma do te behet c’faredo qe te ndodhe1
Edhe te tjeret ishin te po te njejtit mendim,keshtu qe Leka nuk e pa te udhes te ngulte kembe.Ai u largua ,jo pa merak per Doniken,po nuk e shprehu kete.U kthye per te pare si shkonin punet ne lokalin ku do te behej darka e nuses,pastaj shkoi ne shtepine e vet.

***

Dasma kish me shume se dy ore qe kish nisur; ne fillim pak e vaket,e qete,sepse njerezit akoma ishin nen ndikimin e asaj qe kish ndodhur gjate gjithe asaj dite.Pastaj,pakngapak,nen ritmin e kengeve e valleve,hareja e harroi friken.
Salla e madhe e lokalit u ndez flake kur erdhen krushqit,ne krye te te cileve ishte dhendri..
Donika nuk po ia hiqte syte Lekes…Kostumi i rrinte shik.Ai i ngjante nje artisti francez qe Donika,ashtu e turbulluar nuk po ia kujtonte dot emrin.
Edhe Leka ishte perqendruar i teri tek ajo.Nje cast shikimet e tyre u kryqezuan dhe aq u desh qe per ata te dy te mos ekzistonte me njeri tjeter ne gjithe ate salle te stermadhe e te zhurmeshme.
Pasi u takua me te tjeret,,Leka e puthi vajzen dhe u ul prane saj
– Dukesh si Zane – i peshperiti ne vesh- Ky fustan me ngjyren e jargavanit duket sikur ka ardhur nga ndonje bote tjeter joreale.Jam i sigurt se asnje nuse tjeter nuk ka patur dhe nuk do te kete fustan kaq te bukur sa ky!Donika fliste vetem me syte qe i qeshnin dhe i shndrisnin si shigjeta te argjenduara.
Dikur drejtuesi i dasmes ftoi ciftin te dilte ne vallen e tij tradicionale dhe ata te dy u ngriten nen veshtrimet admiruese te dhjetra dasmoreve ,qe e nginjen sallen me kenaqesi,dashuri,pasion, endra dhe ,pse jo,edhe me zili.
Dhe nuk mbeti njeri pa thene : -Sa te bukur! Si dy yje!
Gjate rrotullimit kostumi i tij i zi dhe fustani i saj ngjyre jargavan treteshin ne nje perzierje te pakapshme,te papercaktueshme,nje dyzim mahnites qe leshonte rreze dehese argjendore mbi duartrokitjet e njerezve qe nuk pushonin.
– Dua te te bej njesh me qenien time- i tha ai- Kesisoj do te kem gjithmone me vete,kudo qe te jem!
Donika qeshi
– Keshtu do te te merzitem shpejt – i tha
– Kurre! Te premtoj se kjo nuk ka per te ndodhur asnjehere.Do te te dua njelloj si diten e pare qe te kam njehur!
-Shehrezadja ime1 – e perkedheli ai.
Donika qeshte.Syte i kishin marre ngjyren e fustanit.Edhe e qeshura dukej si nje jargavan i celur plotesisht.; ajo vetem qeshte…Ishte e gjitha si nje jargavan…E gjitha e tij,,e thjeshte,dinjitoze,,e permbajtur,imponente…Po,po imponente per te gjithe dhe per gjithcka.
Orkestra pushoi dhe ai i propozoi vajzes qe te dilnin per disa caste ne hollin e lokalit,larg zhurmes dhe rremujes. Fare papritur Leka kish ndjere nje deshire te marre qe ta mbulonte Doniken me te puthura te ngrohta qe ishin afshi i shpirtit.
Dhe dolen pa e bere te gjate.
Akoma pa hedhur hapat e para perjashta u degjuan krisma armesh te perseritura. te forta..Te frikshme.Fare prane.
Po ata te dy nuk i ndien,nuk e paten mendjen aty.Deshira per te humbur ne nje puthje te gjate i kish roberuar te dy.
Perseri krisma.Fare afer.Te forta.Shurdhuese.
Vec tashme mbi ata te dy!
Donika u leshua e pafuqishme ne krahet e djalit dhe vari kryet ne gjoksin e tij.
Leka e shtrengonte vajzen fort dhe i dukej se keshtu po e mbronte nga gjithcka…Po nuk e mbrojti dot nga plumbi i asaj dore te mallkuar.
Dolen dhe dasmoret e tjere,te gjithe.Po askush nuk mundi t’ia shqiste Doniken nga krahet e fuqishem djalit..
Vetem ulerima e ANgjelines dhe klithma e thekshme e Ta marese sollen ne vete Leken.
-Ambulancen!- bertiti ai – Ambulancen! Ajo eshte gjalle,ajo jeton!
Dhe nuk pranonte ta hiqte vajzen nga krahet e tij.
– Donika,jeta ime,dashuria ime e vetme ,te lutem mos me ler,une nuk jetoj dot pa ty!
Leka i perseriti keto fjale deris erdhi mjeku qe tha me gjysem zeri: – Eshte e kote,ka mbaruar.Plumbi e ka marre ne zemer Leka ,i perhumbur krejt nga kjo bote, ngriti krahet lart dhe bertiti: O Zot ! Doje engjell nga kjo bote e prape per te ti ne qiell? Ja ku e ke ,merre.Merre se bashku me fustanin e saj jargavan,qe nuk arriti ta shijonte sa duhej!
Qelloi disa here koken fort me grushta pa ndjere asnje lloj dhimbje…Sikur te qellonte nje koke tjeter te nje tjeter trupi
U afruan njerez qe te\a qetesonin,po ai nuk reagoi…Nuk ndjente asgje,nuk degjonte asgje…Nuk kuptonte dhe nuk donte te besonte ate qe kish ndodhur.
Dikur ia krisi nje vrapi si i marre,pa ditur se ku do ta conin kembet,ndoshta andej nga e therriste cmenduria e deshperimit te thelle.
Nga ajo mendje e mjegullt dhe e mjere nuk mundi te largonte as buzeqeshjen,as fustanin e saj qe ishin te dy ngjyre jargavan!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.