GËNJESHTËR
Gënjeshtër jeta,gënjeshtër bota,
Gënjeshtër përmbi tokë gjithçka,
Gënjeshtër qe çdo fjalë e jotja,
Gënjeshtër pra!
Gënjeshtër qielli,gënjeshtër toka,
Gënjeshtër edhe dashuria,
Gënjeshtër ora,gënjeshtër koha,
Gënjeshtër gjithësia!
Gënjeshtër çasti,iluzioni,
Gënjeshtër çdo premtim,
Gënjeshtër pra,më besoni,
Gënjeshtra jote s’kish kuptim.