GONI nga Aleksandra Pasko

Aleksandra Pasko

GONI
-rrëfim i vërtetë-

Ne Shkoder te gjithe e njohin Gonin.Eshte nje burre me ngjyre,me trup te gjate e te shendoshe,rreth te pesedhjetave. Ka nje pamje te bute dhe dashamirese. sy shume te zez e me nje shikim lutes, te bute e nganjehere te palexueshem,por qe gjithmone shperehin nje dhimbje te madhe.Nganjehere,kur eshte ne krize,dallohet qe eshte i shqetesuar dhe i trembur.
Ecen rrugeve dhe gjithkush i jep dicka.Shitesit e dyqaneve i japin per te ngrene,po keshtu edhe mengjesoret.Zonjat e shtepive,kur bejne pastrimin e rafteve,ndajne placka per Gonin,ndonje veshje apo mbulese.E ai ka formu ”pasunine” e vet,nje grumbull plackash e plastmasesh,qe do t’i duhen kur te vije dimri.Sa here i fal dicka,te pershendet duke vene doren ne zemer.Ai nuk eshte si te tjeret,nuk lyp,nuk uron,nuk mallkon.Ai vetem shikon,e syte e tij flasin me shume se mijera fjale.Dikur e kisha komshi.Banonte ne fund te rrugices sime.Kishte nje shtepi me oborr me lule,nje grua te mrekullueshme,edhe ajo me ngjyre,dhe femije.
Sapo erdhi demokracia,ish nisur edhe ai si te tjeret ne Greqi,per te punuar dhe per te fituar dicka.Por qe i pafat ,pasi e kish kapur policia greke,e kish rrahur aq shume saqe mbeti keshtu si eshte sot.
Kur u kthye,nuk e di si u kthye,nuk mbante mend asgje,ishte i trembur dhe bertiste gjithe naten.Gruaja dhe femijet emigruan diku larg.Me vite te tera rrinte Goni para shtepise qe dikur kish qene e tija,por qe tani e kish blere dikush tjeter.E perzune nga ai prag,sic e perzune nga cdo qoshe ku ai kalonte naten,E perzune edhe nga oborri i xhamise ku qe strehuar disa here..Askush nuk e ka frike,askush nuk e perbuz.por…Nje dite,nje grup te rinjsh e kishin futur ne mes dhe permes talljesh ja zinin rrugen e nuk e lejonin te dilte nga rrethimi qe i kishin bere.Goni ishte shme i trembur,po mundohej…e ata zgedhiheshin…O Zot! si mund te jete njeriu me zemer kaq te keqe sa te tallet e te kenaqet me fatkeqesine e tjetrit.Si bishe u sula dret tyre dhe ulerita me sa ze kisha,i shava…
~Mos e ke njeri tendin?~ironizoi njeri.
~Hajt moj se nuk po ta hame,~plotesoi tjetri Nuk po i degjoja.Zgjata doren dhe e kapa perdore.E terhoqa nga rrethimi.Po me shikonte me nje veshtrim qe nuk gjej dot fjale ta them.Nga syte e vuajtuar i rrodhen lote.U trondita.Hapa canten,nxora dicka dhe ja vura ne dore.Me kapi doren dhe beri sikur po ma puthte.U trondita edhe me shume.Vetem i buzeqesha dhe u largova.Kurre nuk do marrte mendja se do shkruaja dicka per Gonin.Keto jane viktimat e kohes per te cilet askush nuk mban pergjegjesi.Askush nga ata qe mund ta ndihmojne nuk e din se ne Shkoder ka nje Goni, qe nuk duhet lene te vdese ashtu ne rrugë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.