GRIMCA SHPIRTI
nese asht dikush qe jeton per andrrat
ajo jam Une
nese asht dikush qe banon n’ato andrra
ai je Ti
Ti, qe je pak njeri
pak burre,
pak ere, pak zjarre, pak ajre, pak uje,pak perendi.
jep urdhen
t’mos i hapin perdet e zeza mengjeseve
edhe kete gjysme shekulli
ne gjume dua te rri…
BABË
çdo herë që po vijë
me t’sjellë lule t’bardha
nji hije e huej po m’i hâp dyert e varreve
e po m’prin deri aty ku ti pushon
çdo herë që po vijë
me i ndrrue dy llafe me ty
nji hije qē nuk po i ka hije
po rri kâmb-kryq n’vend tandin
e shpirti i sâj po i zë frymën shpirtit tand
çdo herē që po vijë
me ta sjellē pak ujē loti,me shue etjen
nji hije bardh e zi po çoroditet para meje
e nga njâni sy po m’dalin lot hareje
e nga tjetri lot trishtimi
e ti etjen po e shuen
herē me gaz e herë me pikëllim
çdo herë që po vijē
me ta hjekē barin e keq që po rritet me shpejtësi
me i pre kaçat aty, afēr …
nji hije e errtë po kjân e po bërtet
si me nxjerrë atë nga rrânjēt
si me pasē shpirtin n’trup t’kaçes …
ah, bre babë
therrē n’sy m’u ka bâ ajo hije
14.02.2019
Len’or-PA