HARRESA nga Xhelal Ademi

Xhelal Ademi

HARRESA

Ka vajtur ca kohë që s`haproj drejt teje
Madje s`kemi folur, s`jemi parë me sy,
Ndoshta n`vend të gjakut, akull nëpër deje
Këto çaste marrëzie rrjedh tek ne të dy…

Ankthi i harresës vallë gjumosur ra
Pyetje bëjë për veten sonte për çudi,
S`i durova unë vite pa të pa !?
Por në qesh hutuar, si durove ti…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.