HESHTJA DHE UNË nga Skender Rusi

Skender Rusi

HESHTJA DHE UNË

Ka ditë kur unë jam vërtet i mërzitur,
Absurde më duket çdo gjë që prek,
Asnjë rrugë
nuk ma ngre dorën për të ikur,
Asnjë njeri
që ka zyrë s’më përshëndet!

Është një heshtje
që flet më tepër se fjala,
(Heshtje e njerëzve të thjeshtë ,)
Ata nuk i shkelin vijat e bardha ,
Ecin në sht rat in e tyre si lumenjtë! ,

Ja,e shihni këtë tavolinë ku flet heshtja,
Flasin buzët që s’e prekën gotën,
Ty zotëri që jep urrdhëra nga lart,
Mos të duket që drejton gjithë botën!?

Unë flas me të dashurën heshtjen time,
Bëhem i zakonshëm nëse flas me fjalë,
Ka heshtje që flasin përtej dashurive,
Ka heshtje që ditët mbajnë gjallë,

Preferoj rrugët ku asnjë nuk ka ecur,
Më mire se kushdo hapat flasin,
Unë ju dua më shumë që jeni të heshtur,
Shpërndani paqe edhe maja kapni!

Ka ditë kur unë jam vërtet i mërzitur,
Absurde më duket çdo gjë që prek,
Asnjë rrugë
nuk ma ngre dorën për të ikur,
Asnjë njeri
Që ka zyrë s’më përshëndet!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.