Heshtje nga Xhelal Ademi

Xhelal Ademi
Heshtje

Shoh sa ka vajtur, s’më bëre zë
As fjalë as letër dhe as urim,
Ah heshtja jote që sot m’u bë
Të qe një çmendje jo një durim.

Ti s’merr me mend sa më ke vrarë
Kur hodhe heshtjen mbi qiej të grisur,
Dhe mbylle sytë për t’mos e parë
Sa prrocka lotësh në det ke nisur.
Prandaj trishtohem dhe humbur rri
S’kuptoj në ç’anë të zgjidhi nyjet,
Aty pas xhamit ku qielli gri
Ka fikur sonte të gjithë yjet.
Dhe futi botën në natë të zëzë
Që tash si gjahun në pritë t’a ruaj,
Gjersa së paku një yll të ndezë
T`më ndrij mbi letër e të të shkruaj…
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.