HIMN-LULËZIM nga Bedri Halimi

Bedri Halimi

HIMN – LULËZIM

Rrëfimi i të penduarit
Trazon këngën e Lojës së mbrapshtë
Te Rrapi
Degjojmë këngën e mjellmës
Dhe i tregojmë botës
Se puthja nuk është kafshim dëbore

Në dritaret pa xhama
Jemi ne dhe muret
I këndojmë himn lulëzimit
Në qiellin e dallëndysheve
Pikturojmë peisazh me re të bardha
Këndojmë këngën e të mundurve
Që shesin ikonat

Me flatra për tërë qiejtë
Ne kujdestar të dallëndysheve
S’lejojmë zhgënjim
Jemi ne – Vallëzuesit e denjë
Lundërtarë të vjetër
Që bëjmë roje në breg
Të mos na përgjoj kush

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.