HIQ E HIQ E PRAP NUK DEL nga Aleksandra Pasko

Aleksandra Pasko

HIQ E HIQ E PRAP NUK DEL

-tregim-

-Po jena njerez more, qe ende jetojme e nuk kena deke!
-E kush ta ka fajin qe jeton kaq shume? 7 vjet pension ka llogarite, qe duhet te marrin njerezit pastaj… Zotrote ke gati 30 vjet qe po e kollufit pensionin e prap qahesh.
-Zot na ruaj! Po une nuk mund te mbys veten moj zoge, se i ha shtetit ate grime pension. Mbaron, vec ere me i marre, atyre lekeve.
-Kujt i thua zoge, ti mor?
-Hajt moj, se nuk te mbyta! Nje kompliment te bana! Edhe lavderatat duhet me i ba me pikatore!
Taman I thone asaj fjale “Kush asht mesu, nuk rri pushu!” Hahaha.
-Ma marsh te keqen! Po kjo thuhet per ato grate e keqia more! Si po ma thu mu?
-E adoptova. Desha me thane, se kush asht mesu, mos me hanger e mos me u levdu kurre, ashtu do te rrije gjithe jeten. Hajt e mos rri merzitshem ma! Njerezia adoptojne femijet e kenaqen, e jo ma nje fjale.
-Tash me duhet me pase patjeter ma e pakta 500 mije leke, per me mujte me kry disa gjana te domosdoshme.
200 mije kushton hoteli i pesemdhjetditshit te qershorit, tuj ma dhane me hater. 50 mije cadra se me plase rrashta nga dielli ba mos me e pase. 100 mije per internetin. Shyqyr qe e kam, me djal, se do duheshin 230 mije. Fill prej plazhit 200 mije leke drute e dimnit! U dashkan shume ma shume! I paskam ba llogarite gabim! Po me hanger e me pi, po ilace e ndoj kafe me shoke, po ndonje sebep?
-Uuuuu! Po ti bake qejfin e dynjase? Lum ti! E si e ban? Ku I gjen leket?
-Se pari e la cigaren per 4 muaj. Ketu fitoj shume. 240 mije leke te rrasta. Kafen e pi te ky lokali ketu, se asht fort I bukur. Vetem 500 leke ban kafja. Vetem nga kafja e lire per tre muaj fitoj 35 mije. Nuk blej shampo, por lahem me sapun qe dikur ka qene 15 leksh, se lan mire ai. Ilacet e tensionit i pi pergjysem se ne vere, nga i nxeti bie tensioni. Pastaj ditet e plazhit vetem rane e det. Nuk shpenzoj gje tjeter, se aty nuk preket asgje me dore nga shtrejtesa. Edhe specat, djathin e mishin e te gjitha i marr me vete nga Shkodra. I blej te shumica moj tamarsha. Uhaaa sa ma lire me kapen! I kam thane nipave te vegjel mos me me lype asnje lek, as per akullore gjate periudhes se “Krizes”.
-Ti qenke shume kursimtar! Si mos me kene shkodran mor burre!
-Pasha zotin, na zhburrenoi pensioni. Tremena se mos dikush na vjen per dreke, jo se kena shpirtin e keq, por se shpirti nuk ban pare moj zoge!
-Prap, zoge ti!?
-Po fjalet e bukra nuk shpenzojene leke, moj zoge. Prandaj me len me te thirre keshtu. Pas dy muajsh del ne pension edhe ti, e tesh po ja sheh lezetin kesaj pune hahaha…
-Kush do te kete qene ai, qe na ka llogoritur pensionin ne, e rrogat atyre. I poshtri gja paska kene!
-A e di ti se edhe pensionet “ atyre” iu dalin me miljona!
-Luj moj vendit!, -foli ajo me e heshtura, -Paskan qene te poshter fort! Po a asht gjynah me mendue vetem per vedi!? Hajt mos u merzitni, se nuk kena me jetu edhe shume vjet!, -tha dhe uli koken.
-Cfare ngushellimi na bane moj urti! – Sic duket vetem vdekja na shpetoka nga skamlleku!
-Jo moj urti, populli i thote ndryshe nji fjale. Per ato qe e fitojne me djersen e vet ka thane “I bafte mire”, kurse atyne qe e kane perfitu nga djersa e gjaku i te tjereve u ka thane “U mbette ne fyt e mos u bafte mire kurre!” Fjalet e fundit i tha me inat, dhe po keshtu shtyu edhe karriken pas, e u cua nxitimthi. Sic duket iku, se i u bezdis edhe ndenja.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.