HUMBJE nga Xhelal Ademi

Xhelal Ademi

HUMBJE

Si s`më erdhe në kujtime as në ëndërr s`dukesh më
Ndër acar të zemrës time të më bëje veç një zë,
Pata dertin të dëgjoja ku ke humbur kështu vallë
E së fundi të mësoja nëse brengës i bën ballë.

Si s`më qove asnjë letër, nga ke mbushur ditët tua
Nuk pandeha asgjë tjetër veç të ndjeja tek më thua,
Që s`ke shtuar tjetër rrudhë nga mërzia nuk je plakur
S`ka gjë se ndërrove udhë e ndërrove për t`më flakur.

Si ta pres një rast të dytë, ah sot doja ca shpjegime
Ky qytet ka mbyllur sytë jo pa ty nuk ka vegime,
Kot vetveten marr për dore si gjej dot rrugicë të ndritur
Sepse m’plakën fije bore që mbi kokë më patën zbritur…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.