HURI DHE GURI nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

HURI DHE GURI

Burrat pyesnin: – ku qetë?
Gratë talleshin; – na pat?
-Ti e di vëlla se unë e ti kemi pas dëshirë për tokën. Toka ka qënë dhe është gjithmonë burim jete. Kjo, – duke treguar ai Larisën, – linte përherë ushqim, frute, bukë, mish në burimet e mia. Më hyri edhe mua në zemër dëshira për burime.
-Edhe për të mbjellë, – shtoj Larisa.
-Po edhe për mbjellje.
Agamemoni dhe Lejlaja u panë sy më sy. Lejlaja diçka mërmëriti prapë për ullirin pranë detit dhe si ajo, si Agamemoni mbushen sytë me lotë.
-Mos i mbushni sytë me lot! – ju drejtua Menevlau si Vëllait dhe Lejlase, duke parë nga Larisa që edhe ajo lotonte. Nuk u takuam të bëjmë llogari yjet, kohën dhe burimet dhe të mbushim sytë me lotë. Madje as pemët, as kafshët dhe as fushat nuk kanë nevojë për lotë, por për shi. Sot duhet të jemi të gëzuar, ndaj sëpari të lahemi dhe të mbajmë erën tonë të njeriut. Pas larjes të pushojmë pak midis vetës dhe tjetrit. Të pushojmë nëpër biseda dhe tregimet tona. Kemi shumë për të treguar. Këtu tek ne ka zë, zë dhe sy, sy. Aty është dhe fjala dhe gjetja e secilit në secilën…, në njër-tjetrin. Tash neve që u takuam, do të gjejmë me radhë çdo gjë përmes fjalës. Sepse edhe fjala është burimm, – tha dhe vuri buzën në gaz Menevlau.
-Jo shumë, – u shkeli syrin e përlotur grave Larisa, duke i bërë duart sikur të fluturonte.
Sepse pika e dobet e një gruaje dhe e Larisës ishin burimet. -Pastaj do të pimë ujë dhe verë dhe do të urojmë njeri – tjetrin!  Larisa jua bëri me dorë burrave të Agamemonit, që të afroheshin dhe të ishin të fort. Ndërsa grave, prapë me dorë, që tu afroheshin burrave. Gratë filluan tu afroheshin burrave, ndërsa burrat rrinin shtangur duke mbajtur sytë mbi Agamemonin dhe Lejlanë. Edhe gratë filluan të hezitonin. Larisau dha prapë kurajo grave me duar dhe fjalë,  por ato, i kthenin përgjigje me duar drejt burrave në kuptimin, “se çfarë tu bëjmë më tepër”?
Gratë dhe Larisa zunë të qeshin. Lejlaja uli kokën, sepse e dinte se çfarë force kishin tashme burrat e saj që hezitonin tu afroheshin grave. Duheshin dhjetë shatërvanë me ujë korriku që të zgjoheshin dhe të fitonin gratë e Menevlaut, burrat e ardhur të Lejlasë. Mirëpo Gratë e Menevlaut aq deshën. Ndryshe nga mendimi i Lejlasë për burrat e oborrit të saj, burrat e saj morën zjarr shpejt. U bë zjarr dhe ujë midis grave. Filloi festa. Gratë dhe burrat filluan të trazoheshin midis tyre në ujë aq shpejt, sa Lejlaja e habitur nga dallgëzimi i tyre, filloi të rrokte me gishta trupin e saj. Midis turmës çifte-çifte vuri re, tek midis tyre, heroin e fundit të ariut, i cili, si një dru i shtrembur i tërë turrës së druve, i cili vinte përqark si buf. Diç kërkonte midis tërë asaj alegorie dhe përpiqej ti afrohej Lëjlasë. Ishte e sigurt që nuk kërkonte një grua tjetër, por Lejlanë. Nëse kërkonte vërtetë grua, nuk drejtohej drejt Lelasë, por drejt ndonjërës që ishte edhe më e re, edhe më e bukur se kjo e fundit. Lejlaja e shtynte me gjeste dhe shenja dorë drejt grave të tjera, por ai kërkonte sa më shumë të ngjitej pas saj. Pallati ishte në festë dhe Lejlaja nuk deshi ta prishte festën, duke i kthyer gjithmonë kurrizin. Nuk është aq e lehtë ta ndërtosh një festë duke e filluar që nga larja e deri tek kuptimi. Ky njeri, tha me vete Lejlaja, nuk e kupton që ne po lahemi për festë. Nuk e kuptonte se çfarë donte të kërkonte më tepër ai tek ajo, kur shihte se edhe ajo po lahej nga era, gjaku dhe legushi i pyllit? Nuk e kuptonte se për pakë, shumë pak, nuk do të ishin mysafir në këtë oborr?

Aty nga mesnata, Lejlaja filloi të rrotullohej në shtratin me pupla pulash. Zgjati dorën mbi barkun e trashë të Agamemonit që ngrihej e ulej si një barkë mes detit dhe u rrotullua prapë në krahun tjetër. Nuk e kuptonte këtë shamatë. Njihte britma burrash e britma kafshësh, por kjo nuk ishte e tillë, por përzierje zhurmash të ndryshme. Burrat dhe gratë, pasi kishin ngrënë dhe kishin pirë, pasi kishin kërcyer dhe folur deri gjatë, pasi edhe kishin rënë e po flinin, po grindeshin. I dukej asaj. Gjatë kërcënimeve të shumta ndaj Menevlaut, që kishte dashur të rrinte neutral, burrat kishin filluar të kërcënonin drejt për së drejti gratë. Midis tyre ishin krijuar grupe. Dhe midis grupeve u krijua një grup tjetër, të cilëve, nuk u qenë gjendeur fare gratë e tyre që dikur patën lënë në rrugë. Disa nga gratë nuk ishin më të reja si dikur, mirëpo ata i mbanin mend të tilla dhe të dehur siç ishgin i donin prapë të tilla. Asnjëri prej tyre nuk ishte  parë në pasqyrë. Ata kërkonin arsyen “pse?”, Ku ishte?(ajo e para). Kur shihnin se gratë nuk i donin si tridhjet vjet më parë, ata pyesnin se  ku kishte shkuar(dashuria)? Pse nuk e kishte mbajtur guaja e tij, e lënë atje në rrugë prej vetë atij, atë zjarrin që kish dikur?
Disa nuk i gjeten fare gratë e tyre dhe kërkonin llogari pse ato kishin humbur. Kërkonin emrat e prijësve që i kishin marrë dhe rrugën për ti gjetur ato. Një ndër ta ishte edhe karabushi që kishte humbur, Elenën, i veshur me gunën e ariut më të madh që dominonte mbi të tjerët, jo vetëm si më i pa arsyeshmi, por edhe më intriganti, më përbindëshi. Ai që kishte lënë Elenën në rrugë, si tërë të tjerët dhe kishte vrarë ariun e fundit. Rritja e tij, pothuaj kishte qenë në hije dhe nuk e pati paranderë Agamemoni, që kishte interesa krejt të tjerë në çlirimin e plotë të pyllit, ndërsa ai interesa në kontrollimin e oborrit nëpërmjet Lejlasë. Në oborrin e Agamemonit nuk pirdhej. Ky ishte rregull i vjetër. Por me kalimin e kohës, si të thuash ky rregull qe shkelur. Kjo jo vetëm se Agamemoni, tashmë ishte i moshuar, por edhe vetë rregulli nuk ishte i drejtë. Pas rregullit të thekshëm të Agamemonit, për mos të pjerdhur asnjë para tij, kishin zënë vend dhe pirdhnin britmat, ndërsa pordhët e vërteta qenë shuar pothuaj fare. Në oborrin e Menevlaut, gratë nuk e njihnin një lojë ligji të tillë dhe i bënin pordhët si, qysh dhe kur ti vinin. Nuk e kuptonin pse të ardhurit bërtisnin. I pyesnin me fjalë, por ata nuk kuptonin. Ndaj sa herë që ata ngrinin tonin e të bërtiturave, ato shtonin tonin e pordhve, në kuptimin që do të flasim, apo do pjerdhim.
Filloi përleshja me fjalë, pordhë dhe bërtitje. Sa më shumë fliste njëra palë, më shumë bërtiste tjetra. Kur gratë ja kthenin me pordhë, burrat ja kthenin po me të njëjtën erë, por era e tyre nuk dëgjohej.
Lejlaja bërtiste se nuk mund ti mbante të tërë ata burra më nëpër këmbë, ndër kohë që edhe Menevlau nuk mund ti mbajë ndër krahë të tëra këto gra, u thoshte Lejlaja të dyja palëve.
Gratë thoshin: Kur munde më i mbajte të tërë kur ishe e re nëpër këmbë, pse nuk mund ti mbash tani, kur ata janë të vjetër e të rrekur për këmbë? Menevlaun dhe Larisën jemi ne që e i mbajmë në krahë.
Burrat bërtisnin se donin gratë e tyre dhe asgjë tjetër. Kështu thoshin, por brenda tyre, që ndezur dëshira për këtë oborr të bukur. Donin të rrinin gjatë aty.
Menevlau u thoshte se po ti donit, nuk i kishit lënë në rrugë. Megjithatë nëse i doni dhe nëse ato ju duan, merreni dhe gjeni një tokë një përrua një jetë! Por, më parë mësoni fjalët dhe harroni britmat, sepse njerëzit bëhen edhe nga fjalët. Për to e rëndësishme është fjala.
Gratë thoshin se nuk kishin besim më tek ata, sepse ata kishin tradhtuar krejt jetën e tyre dhe jo vetëm fjalët. Më troç, u thoshin ato burrave, ju na latë në rrugë dhe shkuat pas Lejlasë së dikurshme të bukur.
-Do vini me ne, o më të mirë, ose me forcë! kishin kërcënuar me të bërtitura burrat. Ose, na mbani edhe ne këtu dhe qen ulur këmbëkryq!
-Ne folëm qartë, – thanë gratë. Ne nuk duam të vijmë nëpër duar me burra leshi dhe tradhtarë. Këtu nuk u mbajmë dot, sepse ju bërtisni, nuk dini të flisni dhe mbani erë bajge dhe gjaku kafshesh. Ne kemi erën tonë prej gruri, pambuku dhe fushe.
-Do vini, apo tu zëmë më forcë, – bërtisnin burrat duke kruar mjekrat e tyre të leshta ende këmbëkryq.
-Jo!
Burrat u ngritën dhe kapen sëpatat e gurit me të cilin pastronin pyllin dhe ruanin kafshet e buta nga ariu dhe ujku.
Gratë u zgjatën, morën hunjtë dhe kunjat prej sendeli që përdornin për mbjellje.
Burrat që mbështetnin tërë ditën krahët mbi kërraba dhe të vjetruar, nuk kishin më muskuj të fort në krahë. Ndërsa gratë, duke u marrë ditë për ditë me kunjat, duke mbjellë nga mëngjesi deri në darkë në arë, kishin muskuj të freskët për hunjtë e sendelit me zemër të artë. Kishin menduar se ato do ti shërbenin për punë dhe jo për tu mbrojtur, por kuptuan shpejt me intuitën e tyre se vetë puna dhe çdo mjet pune, është vetvetiu mbrojtje.
Filloi përleshja. Gratë me hunj dhe kunja sendeli, bënin: uha tiii ahaa! Hunjtë e gjatë të sendelit prisnin ajrin dhe sytë e burrave me spata guri.
Burrat me spata bënin: urraaaa! dhe herë pas herë ulnin sëpatat e rënda në tokë, për tu mbush me frymë. Pas pak, burrat me muskujt e rreshkur mbështetur dhe të fjetur përherë në kërrabë, gjithashtu, nga pesha e rendë e gurëve të mprehur, vënë në dru me të cilën kishin bërë sëpatat, u lodhën.
Ndërsa gratë me muskujt e freskët, me hunj të lehtë, të mprehur dhe zemër të fort sendeli, të thatë, të mprehur mirë prej vitesh midis këmbësh, kishin ende energji për ti shpuar me huaaa!tiii ahaaa!
Së fundi burrat lanë spata e gurta nga duart dhe ju vunë lartë këmbëve të gjata të gjahut, mes aheve pas Lejlasë dhe Agamemonit.
Gratë qeshen, duke mbledhur sëpatat e gurta të tyre, duke i bërë masë të vdekur guri, ndërsa hunjtë e tyre prej sendeli të pa kalbëzuar i ngulën për gardh. Guri peshon në vend të vetë, thanë ato dhe ju kthyen fushave.
Burrat e kthyer në oborrin e Agamemonit, të cilët kishin humbur sëpatat e gurit, sepse guri peshon në vendin e vetë, filluan të mendoheshin mbështetur prapë mbi kërrabat e tyre të thata. Kërraba ishte e vetmja armë që ju kishte mbetur, ndërsa përtej kishin lënë masën e gurit, faqen e turpit dhe trurin e trupit. Nuk ishte e lehtë të hiqje gurët nga vendi i tyre, ti mbaje dhe ti vije në vend tjetër si shenjë triumfi. Kjo nuk ishte dhe nuk ka mbetur kurrë si punë dhe si punë kërrabe.

nga romani “Kulloshter Joantike”, publikuar ne Google, eBook .

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.