I BURGOSURI
Ka shtëpi dykatëshe me oborr dhe kopësht,
por flë në kapanon.
Ulet për të ngrenë në sallonin modern
me bashkëshorten pranë,
por ha në mencën e gjatë
së bashku me një mijë bashkëvuajtës.
Pjata e tij është prej kristali
dhe gota e birrës e akullt,
por vazhdon të hajë në gavetë alumini
dhe pi çaj të ftohtë në gotë plastike.
Pasditeve del në Shëtitore,
pranë detit të freskët,
por shëtit në oborrin e burgut.
Kaluan tridhjetë vjet
nga dita që trupi iu lirua nga burgu,
por shprti i tij vuan dënim të përjetshëm.