I DASHUR BURRË…nga Emi Krosi

Emi Krosi

I DASHUR BURRË…

Nuk ma njohe,
rrëmujën e shpirtit Tim,
se ugareve të mia, 
prej gazele të mbillje,
mitrën time,
me shkulma ringjalljeje,
thellësitë e vdekjes,
thonjegër në lëkurë,
simfoni jete,
klithmëroj tinëzisht pafund,
(eh vite vegjetative vetmitare),
ti harpë ngadhnjimi mbi çdo opus qiellgjak, ngujuar përjetësisht,
këmishëfati si tigër i etur,
për thellësitë e lëngëta femërore….
I DASHUR BURRË!
Të dëshiroj pafundësisht!
Eh, djallush përmbysur,
në kataklizmimin e zjarrmimit tim.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.