JANIS RICOS nga Dhimitër Canga

Dhimitër Canga

MËSDITË

Një kalë i bardhë i prerë në dysh nga hija e kaltër
e një qiparisi.
Dikush thërriste më sipër.(Kush ishte?)
Nuk di,- thërriste,-nuk di,jeta
është e fortë
si një grusht në stomak.

Një burrë i varfër (dac) kaloi me një thikë të artë midis
dhembëve të tij.

Mbrapa nga briret e demave tymoste një fugë
e trëndafiltë.

GJAHTARË

Një vjeshtë e shtruar me degë të thyera ,gështënjë
dhe me pupëla të verdhë zogjsh të vrara.Gjahtarët
lanë mprapa tyre pyllin e viteve të tëra,
zbrazen trajstat e tyre në tavolinë të guzhinës dhe ikën.
Në mbrëmje,nuk u kthyen të hanë.Pse ,atëhere,
kaq përgatitje-saçmat,baruti,fishekët,ai pastrim
i lodhshëm i armëve,zgjimi kaq herët ,me kaq
lagështirë? U kthyen në mesnatë.
Të gjithë flinin më.Asnjë nuk i priste.
Gjithë shtëpia,deri brenda në dhomën e gjumit ,
binte erë patoleruar një aromë të një gjelle të mirë
që ata nuk shijuan.
Dhe siç po çvisheshin,brenda nga gjoksi i tyre leshtor
rrëshqiti pa zhurmë një pupël e verdhë e florinjët.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.