JETË…
Jetë e vështirë
Jetë e vështirë!…- tha njeriu.
Jo.- tha zogu,
Jo.- tha qeni,
Jo.- tha miu.
Jetë e vështirë është jona,-tha zogu,
Gjithmonë në fluturim
duke kërkuar ushqim.
Jetë të vështirë kemi ne.-tha qeni,
Jetë qeni.Pa kuptim.
Në shërbimin tënd ,o njeri,
gjer në vetëmohim.
Jetë e vështirë është jona,
-përsëriti njeriu.
Jo.-iu përgjigj miu.
-Jeta jonë na shkon nëpër kanale
të errëta e plot lagështirë
ndërsa ti o njeri,jeton si zotni,
në apartamentet e ngrohta, plot ushqime dhe dritë.
si Zot e Perëndi…
Kaq tha miu,dhe u fut në vrimën e tij
duke qarë me lot
e duke u lutur siç lutet njeriu:
“Bukën e përditshme epna o Zot.”