JOHAN VOLFGANG GËTE nga Vehbi Bala

Vehbi Bala

Pleshti

Dikur një mbret na ishte
Dhe thuhet kish një plesht,
Të cilin si ferishte
Me zemër fort e desht.
Një rrobaqepës solli
Për pleshtin zotëri
Dhe hijshëm e mbështolli
Me rrobe si flori

N’atllas edhe kadife
U vesh ky trim serbes:
Kordhele n’rrobe i shihje
Dhe kryqin mu ne mes.
Ministri erdh I ntrashur,
I beri ndere plot,
Dhe fare e fis I dashur
Iu fal me gas e lot.

Kështu fisnikët vajten
N’oborrin mbretëror;
U ndezen dhe u krojtën
Princeshë e sherbëtor:
Se ligjin s’e lëshuan
Qe pleshtin e dënon,
Ndërsa ne krejt e shuajmë
Atë që na pickon.

Shqipëroi Vehbi Bala

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.