KA NDODHUR ME 1 PRILL nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

KA NDODHUR ME 1 PRILL

Jam shumë i mërzitur me ty, se je larg.
Sonte do të dal buzë liqenit të të pres ty.
Po s’erdhe do të hyj në ujë të lagem.
Po u laga do të mërdhij së ftohti dhe do vdes.
Po vdiqa nuk do të vi për verë të pi me ty verë.
Kur të më vijë gruaja do të më fus një tjetër shpullë
Se kam pirë cigaren në sallë. Dhe e tërë kjo për fajin tënd.
Do të mërzitem me ty dhe do të shpall luftë.
Në luftë ty do të bëhet qejfi që unë të bie…
Do të kesh pastaj mundësi të vishesh me të zeza dhe të blesh lule.
Unë lulet i  desha për puthjet e tua.
Atëherë do të jetë vonë dhe nuk do të ketë lule,
Por duartrokitje dhe të puthura.
Ti do të dehesh me verë dhe do të më flasësh në heshtje.
Unë do të qesh dhe do të ngrihem nga varri.
Në varrin tim kishte qenë një ketër.
Ti do të shkruash një poezi tjetër për mua
Dhe unë do të recitoj vargje për rabeckën.
Rabecka ishte e vogël dhe e kuqe
Unë e pyes se nga e kam nusen.
Rabecka erdhi drejt teje
Dhe unë thashë se është gënjeshtër.
Tani, kur thonë se 1 prilli është gënjeshtër,
Ty dhe mua më vjen për të qeshur.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.