KALËRON NË NJË ËNDËR nga Pajtim Xhelo

Pajtim Xhelo

KALËRON NË NJË ËNDËR

Kaleron shpirti im ne nje ender,
Ne kopshtin e Edenit vrapon si i ri,
Nuk regetinte as kur u bera dhender,
Kaq endacak dhe i cmendur si tani.
Kesisoj po jeton nje pranvere,
Ne nje perralle pa fund si magji,
Nuk shihen askund njerez te tjere,
Si nje deshire prilli je vec ti.
Shpirti im vrapon neper ere,
Vagabond,i trazuar si stuhi,
Rrebel i ndezur,guximtar i mjere,
Te gjitha rruger e sjellin te ti.
Endet si re e ngarkuar ne nje qiell,
Ku dita dhe nata s.kane kufi,
Sheh vetem yje,sheh vetem diell,
Si puthje mirazhi rrezohet te ti.

 

LIRIA

Ne hades e cuan Lirine e Virgjer
Mbi gjuhe flake e verviten,
E leshuan.
Pastaj,ashtu,
Te shkrumbuar,
E lane atje,e harruan.
Na sollen
Nje prostitute
Te plakur.
Cmimin Nobel kish fituar
SI gardiane!

KOHA LE TE NDALET

Per nje cast koha ndali.
(Per cudi,une doja te ndalej;
S’di perse!)
Rete s’po levizin dhe qiellin si ne pikture
Po e shoh.
Era
Gjethet
Pemeve s’po ua rremben.
Egersia e detit u platit te brigjet
Ne nje puthje pambarim.
Qyteti im,
I lodhur,
I derrmuar,
Eshte leshuar ne konturet e tij,
Indiferent.
Mbi kohen e ndalur u leshua nje shi,
Qe me kujtoi kohen e larget.
( Nuk di pse shume me merr malli per kohen para Krishtit!)
Sikur ky shi ta lante teresisht kohen e ndalur
Dhe nga e para te niste gjithcka1
sA DO TA DOJA KETE,!
Nuk di perse.

Pajtim Xhelo,Vlore,Tetor 1968

 

TRISHTIM

Nese mjegulla e zvargur me ftohu shpirtin,
Shuajti thengjijte,
Me la vater pa zjarr,
Une s’kam faj.
Po marr udhes sime vargmale trishtimi,
Qe si gure me rendojne ne dhimbjen e vrare
Gjer te ky skaj.
Nese mjegulla e nderur rreshqiti rruges sime,
Rruges ku kenget zgjaten si nje nate
Dhe endrat e mia zvarriten,nderpriten;
Kuajt e fatit hingelline,
Vertiten.
RReth zjarrit te shuar ne mesnate e vrare.
Mbi shpirtin e ftohur , e ligur vdekja plake.
Ne fund te rruges sime pret?
Si gjithe te tjeret…Nje kryq…Nje varr!

Pajtim Xhelo, Vlore 1968, tetor ( Momente rrezimi,sepse kur mbarova maturen nuk me çuan ne shkollen e larte per shkak te perberjes politike.Me çuan, 2 muaj më vonë, si rezultat i nderhyrjes se Drejtorit te shkollës, Z.Spiro Jovani dhe mësuesës kujdestare, znj. Tefta Arapi).

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.