KALI ME MISHIN TIM nga Moikom Zeqo

Moikom Zeqo

KALI ME MISHIN TIM

Ky ylber tani është një shkrim i ajërt i gurit!
Dhe trevat shungullojnë plot trishtim, për ikjen tënde, e dashur!
A ka ndonjë Diell të vockël, që del nga grafikat!
Njeriu s’mund ta shkulë vetveten!
Tek kjo pikë djerse në ballin tim është ftillëzuar kozmosi!
O, fjalë e fillimtë!
Mërgojnë rrufetë si kope të shtazëve prehistorike, që tani s’janë më
dhe s’kthehen!
Sa shpejt mplaken erërat!
Dhe emri im rrugëton edhe pa… mua!
Ç’është ky kalë, që u rilind në mishin tim?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.