KAM FRIKË nga Rovena Shuteriqi

Rovena Shuteriqi

KAM FRIKË

Kam frikë ,se jemi larguar shumë!
Kam frikë të dëgjoj zërin tënd!
Kam frikë të të flas!
Kam frikë,se po të humbas!

Frikë,që kapërthen shpirtin!
Frikë,që zemrën ndal!
Frikë,për ngrirje ndienjash!
Ndienja,që dikur digjeshin,zjarr!

Shpirtdrobitur,zemërhelm!
Sypërlotur, mendimevrerë!
Buzëdridhur,fjalë pa thënë!
Të më kesh,të të kem,
mbase,s’është e thënë!

SONTE

Pres më shumë nga ty,më the këtë natë!
Pres të dëgjoj, më shumë,nga fjala xhan!
Dua të dëgjoj fjalën:-TË DËSHIROJ!
Dëshirën ta plotësova,por ti, sa larg meje, jeton!

I mërzitur prej fatit,cigaren ndez!
Kërkon ngushëllim, në tymin e saj.
Me tymin luan,unë të shfaqem, aty pranë!
Bën të më zësh,por të zhdukem në çast!

Thua, as fati, s’do që të ndihmojë!
Thua e nesërmja, vallë ç’do të surprizojë?
Thua se bashkë do jemi ,këtë e di shumë mirë!
S’ke nevojë për fate, as për cigaren, ngushëllim!

SIMFONI

Tinguj melodie,që heshtjen vrasin!
Tinguj melodie,që errësirën grisin!
Tinguj dhimbjeje,që kurim kërkojnë!
Tinguj dhimbjeje ,që dashurinë kërkojnë!

Shpirt e ndienja,lënduar sa më s’ka!
Shpirt e ndienja ,lotuar si ujvarë!
Zemër e brengosur rënkon e nuk flet!
Zemër që di të fali dhe pse nuk i japin të drejtë!

Rënkon trupi me shpirtin bashkë!
Rënkon për atë,që dashuri,nuk i dha!
Rënkon e çirret si fantazmë e marrë!
Vazhdon në vaje,për dashurinë e saj!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.