KARROTA nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

POL ELYAR

Njëherë poetin Pol Elyar e pyeti një zonjë:
-Më falni, -i tha ajo, – nuk mund të jeni pak më i qartë në varg…
-Zonjë, – i tha ai, – unë nuk kam ndërmend t’ju vë në gjumë,
unë kam ndërmend t’ju shkund për gjumë.

TRAPI I LANËS

-O burrë kush është më i zgjuar? Ti a një politikan?
-Unë, – i thotë Trapi i Lanës.
-Pse ç’ farë ke bërë ti?
-Pikërisht, se s’kam bërë asgjë…

DIALEKTE

-Ti je Ge…
-Ti je Ku…
Gështenja hapet dhe lëshon kokrrat.
Arra zhvishet dhe lëshon goglat.
Gështenja i zgjat kokrrën dhe i thotë:
q,roje!
Arra i tregon goglën dhe i thotë:
th,yje!

POÇARI, KOKÇARI DHE ESKILI

-O Poçar! Pse s’pjellin pulat?
Poçari: – S’e kanë fajin pulat o Kokçar! e ka fajin Eskili.
-Ça më çan kokën ti, ore Poçar! Ç’hyn Eskili me pulat e mia?
-Hajde, hajde o Kokçarë, se hynë, – i tha Poçari.
-Pse?
-Eh more Kokçarë! Sepse Eskili hante vezët, mbretërit hanin pulat. Kur mbaruan të gjitha pulat, atëherë kuptuan mbretërit që ishte dinak Eskili, se duke ngrënë vezët, kishte mbaruar pulat e tyre.
-Po pastaj, o Poçar?
-E pastaj, o kokçarë!… Pastaj e dënuan Eskilin. Lanë vetëm shtatë vepra kundra tyre. Ja kështu edhe puna e librave të tu, o Kokçar!

MUZIKANTI I FYLLIT

Në një dyqan të këtij fillimshekulli një muzikant shkoj për të blerë një fyell. Tregtari i tregoi të gjithë fyejet që kishte. Muzikanti pasi i pa të tërë më vemendje, u kthye nga tregtari duke i thënë se nuk i pëlqente asgjë.
-Pse?- e pyeti i zhgenjyer tregtari, – këtu kush ka ardhur nuk ka dalë pa blerë fyllin. Dyqani im është firma më e mirënjohur në botë. Këtu ka blerë filani e filani…Madje edhe ai më famë t’ madhe si quhet se e harrova…
-Po, por unë e dua më sa më shumë brima.
-Pse?
-Po dua që kushdo me e kapë këtë fyll, të gjej dhe t’i bjerë brimës së tij dhe jo të tjetrit. Edhe ti,- shtoi dhe doli.

GALILEO E GIORDANO

Galileo Galileo, kur sheh Giordano Brunon në anën tjetër të planetit, në Gooel, e pyet:
-Mirë unë thashë se …E megjithatë ajo (Toka) rrotullohet…
-Po ti çfarë the?
-Unë thashë se jo vetëm ajo (Toka) rrotullohet, por bashkë me te edhe unë dhe ajo.
-Po ata çfarë thonë?
-Hiç, duan të më  shuajnë zjarrin që po digjen.

KAROTË POLITIKE

Senatori i Shiut dhe Burri prej bore në dialog:
-Kush të ka bërë ty? – e pyet Senatori i Shiut Burrin e Borët.
-Fëmijët. Po ty?
-Presidenti. Më parë isha Bankier.
-Ashtu? Mund tu pyes një pykë?
-Pse jo!?
-Kishte karota në Bankë?
-Karota në bankë?  Nuk e di. Po ti kur shkrin dhe qysh thua?
-Nuk e di, Senator i Shiut, unë shkrij kur të duan fëmijët. Janë ata që më ushqejnë me karota.
-Unë nuk shkrij fare, jam Senator tërë jetën i Shiut dhe ushqehem me bankënota.
-Nuk shkrive ti para pak ditësh?
-Shkriva si kryeministër, por jo si Senator i Shiut.  E di ti ç’do të thotë të ngrysesh bankier e të gdhihesh Senator i Shiut?
-Jo, nuk e di. Nuk e di dhe nuk e di se qysh ti, nuk ushqehesh me karota.
-Do të thotë të mos e kesh karotën në hundë siç e ke ti.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.