KATËR ANEKDOTA nga Thoma Duka

Thoma Duka

KATËR ANEKDOTA

1.
Një herë në një bar rinte një burrë i dobët dhe shikonte gotën e tij të pijes.Në një çast vjen një zotëri me trup të madh dhe i mer pijen dhe e pi menjëherë,atëhere tjetri fillon të qaj.Njeriu me trup të madh i thotë:-Mirë o mik mos bëj kështu,do të marë tjetër.
-Jo nuk ke faj t’i,thotë njeriu i dobët.Sot është dita më e keqe.Në mëngjez u vonova të ngrihem dhe humba një takim të rëndësishëm dhe drejtori më pushoi.Dal jashtë dhe dhe shikoj që më kishin vjedhur makinën.Mar një taksi dhe haroj portofolin.Kthehem në shtëpi dhe e gjej gruan të përqafuar me hidraulikun.Dhe nuk mjaftojnë të gjitha këto,kisha vendosur t’i jepja fund jetës,vjen t’i dhe më pi helmin!

2.
Një shqiptar shkon në Amerikë. Një ditë duke shijuar bukuritë e Amerikës na e zë barku, banjë aty afër nuk kishte, si t’ja bënte? Atëhere u fsheh diku gjeti një copë letër dhe e bëri aty nevojat personale. Pasi e mbështolli mirë e mori me vete duke menduar që ta hedhë në ndonjë kosh plerash. Por për fat të keq përpara i del një polic i cili e pyet:
-Çfarë e ka atë në letër? Shqiptari u zu ngushtë dhe nga e keqja e gënjen dhe i thotë se e ka (1paund është e barabartë me 1kg mish)1kg mish dhe që e kish blerë në një dyqan këtu afër. Do vini pak me mua në dyqan i thotë polici të shikojmë pak peshën, sepse ne jemi në mbrojtjen e qytetarit. Ashtu bënë, shkojnë në një dyqan mishi aty afër dhe e peshojnë, por pesha doli më pak se 1 kile .Ju lutem thotë shitësi shikojeni se ç’farë e ka? Se nuk ka mundësi unë jam i rregullt në peshë.E hapin letrën por ç’farë të shohin. Atëhere e marin shqiptarin në polici i hyjnë me dru dhe e bëjnë copë fare. Pas disa ditësh kthehet në Shqiperi dhe sapo hyn në shtëpi filluan njerzit ta pyesin:
-Po hë si ishte Amerika?Dëgjoni këtu ju thotë:
-Në Amerikë po nuk e bëre një kile të zhdepin dhe të vdesin në dru.

3.
Një njeri fanatik i PD kur shikon zyra të PS thyen xhamat me llastik.Gruaja e tij e çon në një klinik që të shërohet nga kjo gjë.Pas një muaji në klinik,doktori i bën një test që shikoj si vete.
-Pa më thuaj i thotë doktori,sa vjeç je?
-35,i përgjigjet ai.
-Cila është gjëja e parë që do bësh kur do dalësh nga klinika?
-Do vete tek gruaja ime.
I çuditur doktori i thotë:§
-Bravo,dhe pastaj ç’farë do bësh?
-Do t’i nxjerë bluzën dhe pastaj fustanin dhe sytjenin.
Më në fund do t’i heq mbathjet.
-Dhe pastaj thotë doktori?
-Pastaj do t’i gris mbathjet, do marë llastikun nga mbathjet dhe do të bëj një llastik që thyej xhamet e zyrave të PS.!

4.
Një Anglez është i ftuar në shtëpinë e një Skocezi. Kur fillojnë të hanë drekë anglezit i bënë përshtypje kjo gjë: Kryefamiljari ha me oreks dhe bisedon, kurse e shoqja tund vetëm kokën dhe nuk ha. Kur vinë shërbyesja që të sjellë pjatën e dytë, bashkëshortët ngrihen nga tavolina, dalin jashtë dhe pas pak rikthehen. Por këtë herë ndodh e kundërta. Bashkëshortja ha dhe bisedon, ndërsa bashkëshorti nuk ha, por tund vetëm kokën.
E njëjta gjë përsërit edhe për pjatën e tretë dhe të katërt. Kur vinë frutat dhe bashkëshortët kanë dalë përsëri jashtë, anglezi duke përfituar nga rasti pyet shërbyesen:
– Ç’farë kanë këta? Ç’farë është kjo sjellje?
– Ç’farë kanë? Kanë një protezë që të dy!!!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.