GOTAT nga Dhimitër Nica

Dhimitër Nica

GOTAT 

Mbusha dy gota me verë mbrëmë
për të larguar vetminë e trishtë,
ti ndodhesh shumë larg nga ky vend
por zemra ime të do ngjitur fizikisht.

Kam pirë e kam folur me ty mbrëmë
pastaj vazhduam ëndrrën gjithë natën,
vazhduam gjërat që përgjysëm kishim lenë
e trupat i dogjëm si qirinj, që kurrë s’ i patëm.

Dy gota me verë i mbusha mbrëmë,
për t u kënaqur nga larg të dy, ashtu si kot…
Nuk piva asnjë pikë…, natën e kalova në këmbë
por sot në mëngjes për çudi, gotat i gjeta bosh!

KËMBËT

Sonte ti nuk doje të bënim dashuri!
Të paktën, unë hodha këmbën mbi tënden…
U puthën gishtat, polpet, kofshët…
Vërtet gjithë natën nuk ndjem gjë unë e ti,
por këmbët u rrekën dhe i nxuarën zinë botës…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.