KESHILLA VETES nga Lida Laze

Lida Laze

KESHILLA VETES

Palosi me kujdes flatrat e endres
vendosi ne raftin e veshjeve te gjumit
dhe mbath kepucet me taban te mencur
qe ecin rrafsh me shpinen e tokes.

Kur jashte te dalesh
puthiti mire dyer, grila e dritare.

Mos i beso ligjerates se gjate te shitesit,
por bliji frutat me krimb brenda,
ai deshmon per torfen e kopshtit 
dhe ndershmerine e kopshtarit.

Kujdes me buken
kujdes me veren
kujdes me ujin
kujdes me miqte
kujdes kujt puthje i dergon
me te devotmshmit per dashuri
jane qeni i komshiut 
dhe macja e shtepise.

Kujdes vetja ime e dashur me driten
sidomos me driten
se pasi ka verbuar veten
vishet me fjale
qe shkelqejne nga perdorimi i tepert
te hyn nga ndonje e plasaritur e fasades
dhe te verbon.

Kujdes e dashur me cilesine
me cilesine e drites sidomos.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.