KËSHTJELLA nga Gona Gashi

Gona Gashi

KËSHTJELLA

Në ngushticën e heshtur
fushës sime të kositur
ndihesha e lehtë e 
mbushur plot dashje
Isha në ditë e mia më pjellore
për të nxjerr zë
Klithma
Bubullima
Vetetima
Një cung burri vinte drejt meje
hapat m’u ngadalsuan me ritëm
tê përgjumur, drithërimat ma
përshkruan trupin e ndjeva
nuk përmbahesha
Vështroja atë trup sikur ta pushtoja
aq lehtë lexohej etja ime
Atë, gjestikulacioni po e tradhtonte
prirësi i tij krenar i dukshëm nën tyta
ma tërhoqi vëmendjen
si epror djali nuk mund të fliste,
mê vinte t’i vërsulesha
e ta rrëmbeja ndër duar t’a nxjerrja nga tytat
që hijeshi i jepnin t’ia vëreja fytyrën e buzëqeshur, si në hatër mbetje i dola përpara
e gjunjëzuar para fortësisë së tij
fillova t’ia puth syrin e zi
që hera herës i lotonte
Ëmbëlsi e lot ma shtonte etjen
si çezmë e përpiva në gojë,
pikat e qumshtit anash i thitha
ku preknin thellësinë e frymës.
Kokëngriturit, ia prezantova
kështjellën time derëhapur
hyrjet, daljet bëheshin të shpeshta
aq sa më vinte të ulërij e natës t’i
tregoja ç’po ndodhte me mua!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.