MËKATI IM JE TI
Mëkati më I madh
që bëra me ty
ishte se flaka e pathosit tënd
ndezi llavën e shpirtit tim.
Shpirti lulëzon
Me puthje të vërteta
dhe vdes në një çast
kur e ujit
Me kripën e lotit…
PARA SHPIRTIT TËND
Zhvishem lakuriq
Para Shpirtit tënd
Që të kujtosh sytë e mi
Që të ndjesh dëshirën…
Akoma dhe brenda heshtjes….
Akoma dhe në rrjedhën e kohës.
Kur sytë tanë mbyllen
Me dëshirën e çmendur
Të pushtojmë njëri-tjetrin.
Me të njëjtën fuqi,
Me të njëjtën pathos,
Të herës së parë…
KUR TË MË MENDOSH
Dua të të kujtoj
Se dikur
Unë isha për ty
Gjithë BOTA JOTE.
PA TITULL
Dëshiroj
Të jesh me mua
E jo
që të mos jesh
vetëm…
EDHE NËSE
Edhe nëse Mungesës
i thirre emrin tim
Do vij tek ty
dhe do rri me ty
i fshehur
në një rrahje zemre
midis Shpirtit
dhe Zemrës….
KËSHTU NDODH
Erota jote për mua
është
kur më mbart
brenda teje
kudo ku shkon…
kudo ku je….
Dhe kur rrugëton
mijëra kilometra
Për të më dhënë
Të puthurën.