KËSHTU NDODH PËRHERË nga Odise Plaku

Odise Plaku

KËSHTU NDODH PËRHERË

Se vjen e vjen e nuk më shkon,
shpirtin me sy veç ma shkallmon,
Më deh, më plas, më robëron,
më zhvesh, më vdes e më vajton.

E dalëngadalë zhdukem i fshehur,
këmbët rrëshqasin porsi i dehur.
Zhurmat u tretën, është qetësi.
unë s’gjej rehat, derman s’gjen ti.

Në mes të rrugës ndihem i penduar,
do kthehem pas prapë për të filluar.
Nuk na mjaftoi kjo natë e gjatë,
të mos jetojmë na është mëkat.

Kështu na ndodh ne përherë,
çmendesh ti kur dalë në derë.
Kur iki unë mbytesh në lot,
për ty unë vlej sa gjithë kjo botë.

Se vjen e vjen dhe më gënjen,
në gjoks për kokën strehëz e gjen,
e nuk lëviz, si zog më rri,
e pret ti çastin për dashuri.

Kërcasin dërrasat edhe tavanet,
lëvizin kasat, shpërthejnë musëndrat.
Hej, dreq o punë me ne ç’po ndodh
pasioni yt shpirtëz s’më lodh.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.