KËTË MËNGJES nga Jeton Shehu

Jeton Shehu

KËTË MËNGJES
………………
Une do cirrem kete mengjes,
me nje klithem mbetur nga nata qe shkoi,
do te ulem ne rrugen e lagur plot ves’,
do degjoj vajin qe ketej kaloi !…
………………
Funeralin e endrrave,
qe kjo dite e re i vrau pa thene asnje fjale,
do te shoh naten si shuhet,
qete … Dhe ngadale !….
…………………..
E nese do te buzeqesh nuk do te thote qe jam lumturuar,
ka, me besoni dhe buzeqeshje te mjeruar,
ashtu do te buzeqesh,
masken do ta vesh,
ne timen fytyre,
mes turmes do te kaloj,
kundra rrjedhes do shkoj,
do ndjek timen natyre !….
……………………
E do te cirrem,
mes parakalimit te mjeraneve ne kete bote moderne,
mes kollave te mekura qe zhurmojne mengjeseve,
ashtu te mbytura,
ne te pistat shami,
fytyra te ngrysura,
fytyra Gri !….
……………………
Dhe prape do te cirrem,
klithmen time do ta leshoj te lire,
nga gjoksi im te fluturoj horizonteve tej,
dhe pas c’do fryme,
nje klithme tjeter do te rrembej !….
……………………….
Do te kendoj si i cmendur mes turmes se pergjumur,
nje kenge per luften mes jetes dhe vdekjes,
nje kenge qe kaq kohe qendron e humbur,
ne boten e heshtjes ….
……………………
… E do te cirrem,
mllefet e mia kesaj dite do tia perplas,
per vdekjen e endrrave,
do te uleras !…
Kete mengjes,
i mbytur ne ves,
a lot kush e di,
do te cirrem mes turmes,
qe e heshtur po rri !…
…………………

AJO, TRISHTIM ….
……………….
Ajo. si lulebukur,
qe qendron kokvarur ne nje lendine endrrash,
e as nuk sheh se era perbri saj fluturon,
me nje vaje te heshtur qe e mbulon perbrenda,
per nje rreze dielli renkon, vajton !…
…………………..
C’fare mund ti thone ngushellimtaret e vdekjeve ?…
… Per c’fare i iku e nuk do ti kthehet me !…
…. Kush do ti jape fryme atyre mekjeve ?…
Kur nje mavi agimesh fytyren e ze !…
…………………..
Ajo, si nje enderr e prere ne mes,
qe dergjet e vdekur ne sokakun e mengjesit,
vjen prane meje e me mbeshtjell trishtim,
buzet ne buze e duart rreth mesit !…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.