KOHA ZBEHET ME SHPEJTËSINË E VYSHKJES nga Remzi Lani

Remzi Limani

KOHA ZBEHET ME SHPEJTËSINË E VYSHKJES

Unë të dua sikur qielli diellin
sepse të dua si lulja fluturën,
njëjtë, sikur fluturimin e zogut, 
zogut të kaltër mbi ëndrrat e mia.

Dhe dua të qëndroj me ëndrrën time,
sepse ti je ëndrra ime e qëndisur
mbi këllëfin e nënkresës time
dhe, idetë e vjedhësve të ëndrrave
të hallakasin në xhepat e ëndrrës time
nuk do ti lejoj në asnjë variant hajdutërie.

Epo, turp të kenë pushtat e fëlliqur,
ua dhjefsha idetë e marra e të palara
ti je ëndrra ime e mbushur me shpirtin tim
unë të dua dhe unë fle me ëndrrën time
dhe, nëse rastësisht të humbas nga pamja,
do të ta vë priten e një burri prej fjale…

Por nuk e di sa është e durueshme pritja,
deri në ringjalljen tënde të serishme…
koha zbehet me shpejtësinë e vyshkjes,
prandaj të shkrova me një dorëshkrim të shpejtë.

Të dua si një djalosh i çmendur për ty

Kështu për çdo ditë fërkoj sytë në pritje
duke thithur pa pushim aromën e trupit tënd
pra, vuajnë ata që ju duan me shpirt njeriu
sepse për humbjen tënde qajnë dhe Zotat.

Dhe kjo është arsyeja pse jam shtrirë në pritje
dhe papritmas zgjohem dhe kërkoj nga jeta
kërkoj pamjen tënde me shtatë pashi në ty
ndaj, e admiroj jetën time në pritjen tënde…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.