KOHË, FALMU!nga Vasil Vasili

Vasil Vasili


Kohë, falmu!
Falmu, që të përdora!
Si të përdora unë ty që s’ke baltë në skelet?
Shtatorja jote dhe imja janë prej ajëri të pastër.
O kohë, ende s’ka shtatore të tilla.
Të dhashë duart e mia ti përdorësh.
Fryju damarëve të ndezësh zjarre, të thashë.
O kohë, si i përdore ti duart e mia?
Ato vijnë prej dritës së baltës.
O kohë, lëndën e emrit e ke nga fryma ime.
Trokit me puhizën e saj në portat e trishtuara.
O kohë, ti që s’e njeh trishtimin, ku ri?
Kaq sa të dhashë mjafton për mirënjohje.
Kohë, falmu që të përdora! 
Kohë, falmu! 
Nëse ke frymë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.