KORÇA JONË nga Namik Selmani

Namik Selmani

KORÇA JONË

Unë kam me vete një Korçë tek shkoj shtigjeve në botë
Një serenatë malli me kitarë që këndohet nga agimi në agim
Me shamitë e borëruara të Moravës prek qiejt e dimrat e ftohtë
një shkronjë shqipe me përkëdhel e më ulet në duar butësisht

Unë kam një Korçë me këmbana që më zgjon pragjet e zbardhuar
Me sy e me duar që zgjaten tej nga rrugicat me kangjele
Një mollë kuqëlore nga mollishtja më bën Adam syzjarrmuar
Në kërkim të një Eve bukurore që mban në duar luledele

Më vjen Korça paqësore me duart e gjysheve të buta, të mira
Birra “Korça” më bëhet krua ku rizgjoj të gjitha nostalgjitë
Këtu kam hedhur spirancën e ditëve si ëndrrat sydlira
Këtu bëhem peshkatar që pres me padurim lumturinë.

Këtu mësoj alfabetin e Ëndrrës, Punës dhe të Shqipes
me sy të ndezur nga pasioni bëhem miq me qëndistarët
Në supe thasët e halleve më bëhen pupla që bien e bien…….
e urimet bëhen varganë pa fund që nuk digjen në zjarre

Në Korçë flas shqiptarisht me gurët e baltën e ëmbël
Kënga më bëhët portë nderimi për ata që janë në amëshim
o Korçë, ku lulja e shpirtit ka vëllam diellin dhe hënën
ti trason një rrugë që ka vetëm nisje e kurrë kthim.

NJERIU-KËRRABË

Në degën e fikut të lashtë kishte mbetur një kokërr e vetme
E pjekur, e ëmbël që më bëri o, sa ziliqar
Dhe zgjata kërrabën e drunjtë i mbushur me etje
Në shportën e zbrazur e hodha si fitimtar.

E kullufita në gojë ku preka shijen e ëmbëltuar
Me dehjen e pamatë të një fitimtari pa kurorë
Kërkoja sërish një tjetër kokërr diku, të harruar
Me kërrabën e gjatë që lëvrinte dorë më dorë

E m’u fanit atëherë NJERIU –KËRRABË në Galerinë e Jetës\
Që duart e gjakosura zgjat për poste, dollarë, dekorata
Jo, si ai fiku që zbriti një ditë në shportën e vjetër
Në kërkim të vargjeve si bedenat e larta

M’u fanit NJERIU –KËRRABË që nuk njeh stinë jete
Që zgjat ligësinë e zemrës pa mbarim

SHIU I KOHËS

Një Shi Kohe bie sa të njomet dhe gjuha tek goja.
Njom supet e nuseve që ecin udhëve me drithërima
O zot, mos na jep mallkim sikur po përmbyset bota,
Kur pranë teje besimi duket si trasta e grisur me brima.

Të njomet këmba mes këpucës që buhavitet dhe zverdhet
Po njomet gruri në hambar e na lë pa brumë buke.
O zot, na fal mëkatet kur ulemi të menduar në sezhde!
Na jep heshtje kur fjala nuk duhet që të thuhet!

Ky shi e njomka lumturisht mençurinë e shtirur në tribuna
Teksa i varfëri mbetet atje tej, duarzgjatur tek balta,
O zot, mbrona nga mëkati që na djeg ëë shuëë se furra!
Nëse heshtim para dritës së zemrave të pastra.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.