KOSTAS VARNALIS nga Spiro Xhai

NJERËZIT E PËRULUR

Do te me mjaftonin vetem tri fjale, per te treguar se cfare sherbimesh te medha i kam sjelle une atdheut ne ndarjen e qytetareve, nga njera ane ? njerez te ngopur me te mirat e jetes, nga tjetra ? ne rrenjedale.
Po filloj.

A.
Une kam provuar se shpirti i njeriut eshte i pavdekshem. Pra, ekzistoka shpirti! Per hir te shpirtit ekzistojne (domethene, duhet te ekzistojne) shteti (ligje e prifterinj) dhe perendite. Frika e perendive dhe e ligjeve na mban qe te mos e ngarkojme shpirtin me mekate… e te mos futemi ne burg.
Qytetare te Athines!
Po te mos ekzistonte shpirti, nuk do te kishin ekzistuar as perendite, as prifterinjte, as edhe shpirti i pavdekshem.
Ne, te mjeret e rrenjedalet, duhet te kemi besimin se do te gezojme te gjitha te mirat ne jeten e pertejshme, e cila s?do te kete kurre mbarim, mjaft qe te vdesim. Neve nuk na lejohet te marrim mbrapsht me duart tona ato, qe na i marrin sunduesit me ane te forces e te dinakerise, me pak fjale, ato qe perfitojne me gjakun tone e me voten tone. S?ka asnje dyshim se ata do te denohen nga Zoti ne boten tjeter. Kemi per te pare me syte tane sesi, ne sketerre, ata do te futen ne kazane te mbushur me katran dhe do te vlojne perdite e pergjithnje. Se, po t?i denojme ne me duart tona, atehere do te behemi ne te ligj, do te ngarkohemi ne me mekate dhe do te na fusin ne ne kazanet e xhehnemit.

B.
Kjo nuk ka qene fjale qe e merr era, por guri themeltar i doktrines sime. Per kete i dhashe edhe nje forme te prere katrore, duke predikuar: “Me mire ta pesoj ne kurrizin tim cdo padrejtesi, sesa te bej vete padrejtesira!” Dhe nje gur i tille themeltar forcohet me teper mbi reren e ujit dhe ne shpirtrat e dobet. Sa me teper i perulur te jete njeriu, aq me i pavendosur behet, sa me i lodhur te jete nga jeta, aq me pak merr fryme lirisht, me pak mendon e me pak zemerohet. Qe te rezistosh kundrejt padrejtesise, duhet guxim e besim ne vetvete, po aq me teper duhet guxim qe te besh padrejtesira. Duke jetuar gjithnje me friken ne bark, nuk deshiron te kesh telashe te medha e te ndiesh vazhdimisht ne shpirt nje frike te madhe. Prandaj e le veten te terhiqesh ne rehatine e mungeses se vullnetit dhe ne egoizmin e dhembjes. Dhe jo vetem qe qendron pasiv kur te grabisin c?nuk ke, por nuk i prek me dore as ato te pakta qe ke, agjeron me dashje duke mos ngrene, mos pire e duke mos prekur femra, urren e perbuz diellin, detin, ajrin e paster te malit e shetitjet dhe kerkon te gjesh semundjet, vuajtjet, ndersyne, heshtjen e vdekjes. Dhe ja parulla: “Dhembja forcon moralin!” Une, pra, kam qene ai qe kam ngritur ne qiell si flamur te Kopese gezimin e dhembjes. Sa per ata, qe s?mund te durojne dhembjen, jane menduar ligjet e Solonit, pse ne baze te ketyre ligjeve jane ngritur tempujt e dashurise se lire. Ne te tille tempuj-kuplara, cilido blen me cmim te ulet persosmerine, domethene, harresen e vetvetes.

C.
Po kete mendim e kam shprehur edhe ndryshe me keto fjale: “Asnje nuk behet i lig me dashje.” Kjo do te thote shkurt: mos denoni ata qe bejne padrejtesi, sepse do t?u beni… padrejtesi. Ata jane te pafajshem. Te shkretet, nuk dine se bejne keq. Kini durim. Po t?i mesojme se c?eshte e mira dhe e keqja, do te zhduken nga kjo bote te gjitha te ligat e padrejtesite dhe do te mbreteroje kudo shpirtmiresia… Per kete na nevojiten shkolla. E keto shkolla, e dini se kush do t?i ngreje? Ata qe bejne padrejtesira. Dhe ja perse: Pasuria qe kane eshte edhe detyra, edhe shpejtesia, edhe e mira. E qe te mo e bejme terkuze duke u zgjatur, ata vete do te edukojne djemte e popullit qe, kur te rriten, te mos rezistojne kunder padrejtesise.
eshte e qarte tani se filozofia ime mbronte regjimin e pabarazise, ate qe kemi thene e sterthene: “interesin e me te fuqishmit”. Pa dyshim, per nje arsye te tille ju nuk duhej te me vrisnit! Shtetet, qe do te vijne me pas, do ta dine me mire punen e tyre. Keshtu, shkolla, shtypi e kerbaci nuk do te lene gje pa bere per te pajtuar ata qe s?mund te pajtohen me anen e parulles se “harmonise se klasave”. Vetekuptohet tani se une kam qene dirigjenti i pare i kesaj harmonie, megjithese ju po me denoni me vdekje si ateist. Neser-pasneser te krishteret do ta bazojne fene e tyre mbi keto mesime. Do te me nderojne si nje profet te perendise se tyre dhe surratin tim do ta pikturojne neper kisha me nje aureole te gjere e te arte rreth flokeve te tyre.

Shqipëroi: Spiro Xhai

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.