KRIJIME nga Stela Dhimitër Canga

Stela Dhimitër Canga

GRISA NJË GJETHE…

Grisa një gjethe nga pylli i mendimeve të mia
Por era e ndjenjave ma mori nga dora
E pashë të fluturonte nga një sirtar në tjetrin
Dhe zgjoi ëndrrat që flinin brenda tyre.

 

KUR TË VIJË PRANVERA

Kur të vijë pranvera
do çelin lule dhe brenda meje;
Atëhere do mbledh ca
dhe do i mbjell në zemra të thara…

 

FUSTANET E BORËS

Fustanet e borës
u përhapën mbi lule
Era u mësoi hapa të reja
Vallet e tyre mbushën lumin
Zemra e ngrirë i pati zili
Era e shtynte për në valle
por vetëm pas festës
ajo diti të shkrijë…

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.