KRIJIME TË NDRYSHME
Mos m’i kujto,
të shtrenjtat pranvera që më ikën.
Dhe mos kërko,
tek unë gëzim e dashuri.
Se gjoksin ma ronitën,
ma dogjën, ma zhuritën
Pasionet e stuhishme,
që s’ m’i kuptoi njeri!
– Jorgo Bllaci
Kush etje s’ka, as të dojë s’mund,
hiç të mos qahet: të rrijë në fund,
po s’dashurove, po spive kurrë,
thuaj, njeri, çfarë je? – veç gur!
Rëra e detit, rubini vetë,
gjithë bote e gurëve, është grup i tretë.
kjo botë s’ka etje, s’thahet përbrenda,
s’ndjen dashuri, si dridhet zemra.
-G. E. Lessing
Ti nene, me zgjo pa zbardhur ende qielli,
vetëm, kur rreze e agimit, te ketë rene,
kur, ende toka, s’është ngrohur mire nga dielli,
dhe pyjet, ende flenë.
Terri ne shpirtin tim te shkrete, s’ka mbarim,
por prape, unë, përmes gjumit plot zymti,
do shoh blerimin e kopshtit, në lulëzim,
do ndjej zë brohori.
Si barke te braktisur, në përrua,
harruar jam, nga Zoti e rrëmeti,
këtu lëkunden, veç kallinjtë që dua,
qe hiri i stërgjyshërve, treti.
– Anonim-
Te ruaj diku te një sonate
Me aq kujdes e nuk te heq
Oh si thërret rënkon çdo nate
Për fajin tënd qe dot s’e ndreq
Qe s’ mu afrove dot as kaq
Një çast te vetëm si stuhi
Dhe ëndrra jote humbi paq
Ku vdekja heshtjes iu be fli
Anna Ahmatova
Nuk po pres, asgjë fare nga jeta,
s’më vjen keq s’jetova e ç’do le.
Dua veç e lirë dhe e qetë,
të harrohem fare dhe të fle.
Lart në qiej shpalosur mrekullia!
dheu fle mbështjell me kaltërsi…
Pse më vret kështu n’gjoks vetmia?
Çfarë pres, a qaj unë, o njeri?
– Lermontov-
Trupi është i pastruar nga uji,
pastrohet edhe nga lotët.
Intelekti është i pastër nga dituria,
shpirti pastrohet nga dashuria.
Dërgoi për fjala shqipe.com Shpresa Zurnaci