KTHIMI I SKENDERBEUT nga Natasha Lako

Natasha Lako

KTHIMI I SKENDERBEUT

Atje ne rrugen qe s’ishte,
nga qielli me sy, nga korbat ne duar,
me trok qe nuk gjendet, me gjak qe nuk iken,
atje Skenderbeu kishte kohen si thiken.

Atje ishte ulur dhe prehej i lodhur,
lypsaret s’e gjenin, s’i jepnin nje krodhe,
e merrnin ta lanin , e kthenin femije,
e zhduknin ne gjume,e gjenin te thinjur.

Atje Skenderbeu i care, i prishur,
me penden dhe bojen e engjellit te grishur,
pazmore vitrinash dhe kuajsh ne corbe,
levore e zgavrave, ullinje si lote.

Atje ku ullinjte i presin dhe s’qajne,
nga goja e ikur lumenje po ndahen,
andej une kam ardhur, prej andej une kam ikur,
andej ku vec koha ka mbetur si thike.

Atje ku vec koha ka mbetur e zbrazet,
te zhdukura jane hapat, te zhdukura pragjet,
i ulur atje, i shenjte dhe i lodhur,
i vetmi njeri qe nuk di cfare ka ndodhur.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.