KUMBULLAT  nga Elham Pasha

Elham Pasha

KUMBULLAT 

U mboll nje pllaje e tere me kumbullat, me urdher të mbretit,
Per qejf te mbretit
Që atij, t’i mpiheshin dhëmbet.

Me pas,
nuk bënë asnjë vlersim për baltën e këmbeve.

Mua
si farëzgjëedhëes i kumbullave më dënuan rojtar mulliri,
ku s’kishte as vije ujë
dhe as thasë me misër…
Do beja duel me miun që me grisi edhe xhepat…
Me pas,
ma hoqen dënimin
si bejtexhi i pëlqyer i mbretereshës…

Mulliri u shkatërrua…
Dhe unë do të varrosesha në themelët e tij,
se mbretit i ra një dhëmbe nga kumbullat e tharta
që zgjodha unë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.