KUR JE LARG MEJE

Anejla Lako

KUR JE LARG MEJE

 

U mësova të dua kështu nga larg,

Me mungesën tënde u mësova.

Frikë kam kur të kthehesh prapë,

Në do jesh ai që dashurova ! ?

 

Do më mungoj ndoshta largësia

Distanca është mall, lot nëpër sy

Kam frikë se kjo do t ‘ ishte dashuria

…, malli për ty !

 

U mësova te të dua kur te kam larg

Mos u afro shumë e mos më braktis.

Lemë dorëzuar, rob në mall

…, për hir të dashurisë,
Të pres e të dua!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.