LARG,SHUME LARG nga Dalan Luzaj

Dalan Luzaj

LARG,SHUME LARG

Te rreptit sy,ku zbardhej nata.
Si engjjell vdekja, ju be drite.
Ushtri fitore, I la mbrapa.
Ju shtri ne kembe, duke dhene shpirt.

Perendimi skuqte qiell dhe det.
Me prane ish vdekja nga dashuria.
Mbi vdekjen fshan,te behej mbret.
Cdo pushke ne front, besnik’ e tija.

Nga gjoksi plumbi rridhte drite.
Perri bere vdekja,i rri mbi koke.
Plumbi bluar I kish mushkrite.
Ne ball te luftes,pret cdo mort.

Gjithe madheshtine qe ka femra.
ja dha ne gjunj,kur ju perkul.
Te paren vdekja, shkon te zemra.
Nga gjoksi mbretit dic ju shkul.

Ne vjeg te jetes, ne kllapi,
kerkoi plumb, te vras tradhetine.
Besnik te ligjit, kish nje ushtri.
Mbi cdo besnik, kish dashurine.

Pas cdo fanitje,erdhi zemra.
Perria engjjell, ish djalli vet.
Sa rrall, te dyja jane te femra.
Me plumb ne gji vdiq larg ky mbret.

VITUA

Panje e verdhe,duareve u be cyle dhe ure.
Buzeve te djaloshit,kenge behej zemra.
Zjarr I shpirtit djeg dhe zbardh cdo gur.
Bukuroshe e fshatit, digjej neper enderra.

Te dy krahet e cyles,vesheve u ben bashk.
Rrufepritese Vitua, rendi per betim.
Syri keq ne bote,arma me e lashte.
Me nje gjysem zeri ,shveshi Vitorine.

I gurti fshat, me syte me te etur.
Rendnin syte e Vitos,drite dhe shkelqim.
Tej pertej heshtje,syri I keq s’fjeti.
Po zbardhete qefinine, te nxijne Vitorine.

Rridhete kroi I fshatit,rrenjeve, nen lajthi.
Shpirti I saj etur, kurmi flake dhe bore.
Nje bucele e kalbur c’pa, asnje s’e di.
Me dy lulekuqe, dasma pa kurore.

Mes per mes krahines,krahet rreh mandata.
Diell dhe hene Vitua, ndriste mbi krahine.
Cyle e verdhe dyjare, e ndiqte nga prapa
Dites behej fllad, nates suferine.

Shterur kish kroi,rrekeja bar pa lule.
Dy gure dhimbje,mbyllnin nje kufi.
Dy krahet e nje panje,si dy motra cyle.
Mbire kish myshku pllakes,emri saj u fshi.

Larg, braktisur,tej nje shkemb I care.
S’po me ftonte kroi, nje panje, nje lajthi.
Dy grushte fshati,neper bote shperndar.
Nga rreke e ndryshkur, pi kjo histori.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.