ARTURO UI, LULEZON… nga Azem Baliaj

Azem Baliaj

ARTURO UI, LULEZON…

-Satire sipas Bertolt Brehtit!-

Tip gangster, model i fundit,
Me ajfon tete, e me X pese,
Asht i grushtit, asht i hun(r)it,
Din me sha edhe me t’qesh!

Fluturon…me dyqind n’ore…
E njohin deri…ne kryeqytet…
Ishalla nuk bjen “deshmor”…
Se, rrezik, mbesim pa shtet!

Perdite shfaqet neper gazeta,
Ekranet, monument e derdhin,
Pa te, jooo…s’ka kuptim jeta…
Ai s’na pjerdh, ne e P…jerdhim!

LE TE DUHEMI…

As hapat, as lodhja, as djersa,
as fjala, as shkronja, as presja,
as kepucet e lidhura ngutshem,
as mitingu, shpesh i rremujshem,
as kenga, pergjysem e mbetur,
as amaneti, edhe sot, i pavdekur,
as urtia e mendjes se plakut,
as prushi qe prushon oxhakut,
as premtimi i dhanun me zemer,
as puthja, peng te nje femer,
as trimeria e Mujit e Halilit,
as aroma e gonxhes’ trendafilit,
as vallzimi i mbremjes se matures,
as themelet nen uje te ures,
as qarjet e femijeve sapo lindin,
Te duhemi, ende s’po na bindin!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.