LEJLEKU I PAMUNDUR nga Fran Ukcama

Fran Ukcama

LEJLEKU I PAMUNDUR

Deti sapo kish ndrruar ujtin,
valzat n` shkëmb valvitnin arë,
një lejlek krathyer, i pamundur,
mbi kavak kish mbetur varë..

Sytë e tretur kah del agu,
kqyrnin tej,n` brigjet mug`tirë,
plaku, ky lejlek kjan s` mbrami
humba trollin, mjer o i mjeri !!

Nuk ka kush t`i mjekoi plagën,
as ushqim kerkush s`i sjell,
era vetem i qan hallin,
vorri ku lidhen dy degë..

Hana n` mug, i ngriti gjamë,
yjet iu mblodhën në rreth,
qirinj ndezën, kenduan uratë,
iku, iku, ma s`u ndie.

JAM 

Një pikë gjak prej rremit tij , mua më bëhet diell ,
një gjeth prej shtatit tij, mua më bëhet bjeshkë,
një flok nga koka e tij, ylber pranveror rrezesh, 
fryma e tij e pashuar, mua më bëhet univers lirie,
jam krenar anëmbanë botës se jam arber ashtit kombit,
se në krye simbol jete e lirie,
kam Prijsin, kalorsin, mbretin Gjergj Kastriotin…
Ketij i thëm identitet, ketij i thëm trung n` vend të vet,
jam pellazg, jam ilir, arbër jam, shqiptar do të vdes!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.