LETËR NË DET nga Izota Rexho Haruni

Izota Rexha Haruni

LETËR NË DET

Dialog midis zemrës dhe mendjes

Ç’fare ke?

-Po mendohem.

-Për çfarë?.

-As vete nuk e di, por ndjej qe më mungon…

-Te mungon?

Por ti as nuk e njeh,nuk ja di emrin, as ngjyrën e syve nuk ja di,nuk ja ke ndeshur as njehere shikimin. Si është e mundur te ndodhin ty!! Ty qe nuk gabon as njehere, qe llogarit çdo gjë. Ti qe do përsosmërinë.

-Shihe kush flet! Pse ti e njehe?

As ti nuk e njeh por rreh aq fort kur i dëgjon zërin sa rrezikon te mos rrahesh me. Ke filluar te shkrish akullnajën e forcuar me vite qe përdorje për mburoje qe asnjë avull i ngrohte te mos arrinte. Ti qe i vure shqelmin murit qe kishe para vetes dhe e le derën hapur qe te ndjesh rrahjet e zemrës tjetër. Ti qe shtrydhesh aq shume kur e dëgjon, sa djersijnë bulëza mjaltore dhe pikojnë ne shpirt…Ti mos fol, se ti e mbylle stomakun dhe ai ndjen vetëm flutura ti vallëzojnë brenda. Je fajtore sepse me bere edhe mua te mendoj,

te ndahem nga bota, te strukem ne labirintet e panjohura te ekzistencës dhe pres te me bashkohet dikush. Dikushi si unë. Ti e ke fajin, ti qe me rrahjet e tua me çove peshe. Ndjeva te dridhen themelet e mija , ato themele aq te sigurt për shume, kohe qe sot po me torturojnë. Ti me frikësove dhe ne te njëjtën kohe me shtove guximin. Por dëgjo! mos thuaj qe nuk te lajmërova.

Ti do vuash, do copëtohesh,do qash,do mërzitesh, do kalosh natë pa gjumë dhe do ti ankohesh hënës. Do ta ndjesh atë, me te shtrenjte se veten.

Mos mendo se do ta kesh te lehte. Nuk do mjaftoje qe te mos i flasësh,

as ti vesh bllok, as ta heqësh nga miqësia, nuk mjafton as te eliminosh te gjithë mesazhet.

Do ta kërkosh mes germash, do te mungoj si ajri. Do e fikesh e ndezësh telefonin aq here sa nuk do këtë me bateri. Mendohu mire… A ja vlen e gjitha kjo?..Mos mendo se nuk i di te gjitha këto. Edhe po te dua ta harroj nuk do mundem. Je ti qe do ma kujtosh, ti qe nuk ke nevoje për rrahjet e mija për te ma kujtuar. Sepse kur ka kaluar nga unë dhe ka arritur tek ti , ka pushtuar qenien, sepse ne atë moment qe ti thua nuk dua ta kujtoj, ai ne atë çast hyn ne tere ekzistencën tende dhe nuk te le te jetosh.

Po… është faji im.

Jam fajtore sepse ndjeva, jetova, shpresova. A mund te me dënosh për këtë, kur ti vet me ke këshilluar shumë herë qe duhet te dal nga kjo gjendje kome, duhet te filloj te jetoj!!

E di qe nuk është mënyra e drejte për te filluar një jete, por me thuaj kush e di se si është e drejta. A ka manual përdorimi zemra? dhe unë te ndjek një për një rregullat?

A mund te dënohem se u ndjeva gjalle pas kaq shume kohe, aq sa edhe ti vete kishe humbur shpresat se do te munde te ndodhte?

Ishte faj te duash dhe te shpresosh se ne një moment edhe mund te te duan? Te lutem mos më mos me gjyko se nuk e kërkova, as nuk e prisja, ndodhi… Por di qe është e vërtete dhe e pastër. Ne nuk udhëtojmë shpesh ne te njëjtin drejtim, unë rebele e pabindur dhe nuk dëgjoj. Ti je pjekuria ,logjika, e drejta, e duhura. Unë çmenduria, pasioni, e pakapshmja. Dhe unë sot dua te jem kjo qe jam. Nuk dua te ndjek këshillat e tua. Dua te jem ajo e çmendura qe vrapon pas një ëndrre,ta lëshoj veten ne vorbullën e pasionit dua te dal jashtë rregullave. Nuk dua te dëgjoj më. Unë jam krijuar për te dashuruar, për të dhëne jete edhe ty. Prandaj bashkohu me mua,behu fajtor aq sa unë bëhemi shokë udhëtimi,behu mëkatar aq sa unë, kam nevojë edhe për çmendurinë tende për të prekur ëndrrën. Me ndihmo,se dashuria ime ka nevoje për te dy.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.