LETËR POLITIKE nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

 

LETËR POLITIKE

Z. Kryeministër i vendit tim, përshëndetje!

Në një publikim të mëparshëm në faqen e fb pashë një ultimatum për vjedhësit e energjisë …
Do ta nisja këtë letër drejtuar juve me fjalët e hapjes së parlamentit shqiptar menjëherë pas zgjedhjeve të fundit me fjalët e Z. Namik Dokle për Nënë Terezën… Të them të drejtën këtë letër e nisa qysh heret. E kam fjalën për letrën, nisjen dhe letrën.
Pra kjo është e qartë dhe pse. E kemi fjalën prapë për letrën.
Ju lutem zoti kryeministër në një rrethore pranë kalasë së Elbasanit, është një kafene plot me njerëz me lopata në duar…
dhe quhet pika 1 Maji! Kjo nuk ka të bëjë me ngjyrime ideologjike por është thjeshtë njerëz që dalin për punë.
Të lutëm zoti kryeministër, shpjegoj atyre se puna nuk prodhon të holla, ose të hollat nuk janë energji. Ndërsa ata duhet të paguajnë me të holla energjinë, ju lutem juve bëj që ata të kuptojnë si behën të hollat. Ata të hollat jua shohin grave natën kur flenë gjumë, dhe nuk e kuptojnë se ku ti gjejnë të hollat. Prindërit e tyre u robëruan për të ngritur hidrocentrale që të prodhonin energji për këta të papunë. Një shtet ka një stad të caktuar, dhe, nuk është as faji juaj dhe as i tyre, por, nëse u ngritën hidrocentrale, nuk u ngritën në këmbë që më ujin e popullit të mbahet në këmbë RGB, por GRB. Kostoja e ndërtimit të hidrocentraleve ka mbaruar, dhe, ajo që mbetët, është kostoja e mirëmbajtjes, dhe, pjesa tjetër është paradizo fiskale për bijtë e atyre që i ndërtuan.
Zoti, Kryeministër, më fal që po të të shqetësoj, por dua të diskutojmë bashkë çfarë është vjedhja?
Në fakt unë dua të shkruaj shumë, por jam pa punë dhe nuk po kuptoj çfarë është vjedhja?
Zoti Kryeministër i vendit tim, faleminderit dhe më falë për shqetësimin, madje doja tu uroj edhe juve për 1 Majin për popull, po qe se edhe ju ndjeheni jo popul, por Popull!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.