LETERNJOFTIM nga Erget Cenolli

Erget Cenolli

LETERNJOFTIM

Njoftim i kryesisë organizës bazë; ”Plepi i gallofëve”

Sot, në vaftin e drekës, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, të dërguara prej opozitës dhe imperialistëve, rrezikojnë të përmbyten bostanet e kooperativës, si edhe plevicat e komitetit.
Janë të njoftuar me përgjegjësi të veçantë: Tirka, B-ja, Ollga dhe e bija, Sala familjarisht, xha Batua me gjithë plakën, si edhe Malua pa çantën e letrave dhe materialeve të tjera propagandistike; të marrin pjesë në mbushjen e ledhit që është çarë tek “hani i pulave”.
(Kujdes, mos lajmëroni Koçin e teto Sofkës se është shpallur “armik i partisë”, pasi në veprën e tij të fundit skulpturore, kokën udhëheqësit e ka bërë me baltë të verdhë!)
Kush nuk merr pjesë i sekuestrohet tesera dhe detyrohet të paguajë një muaj të tërë , paçen e kryetarit të këshillit popullor dhe brigadierit të kokarrkave, në mencën e kooperativës.

Për organizatën bazë: Kryetar Barkmadhi

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.