LETRA LAMTUMIRËSE E NIKOLA TESLLES

Nikola Teslla

Me rastin e vdekjes së Nikola Tesllës, në New York në v. 1943, gazeta “New York Times” kishte shkruar: “Ka vdekur Nikolla Teslla, shkencëtari dhe zbuluesi më i madh që ndonjëherë ka jetuar në planetë. Asnjë shkencëtarë, këtij njeriu nuk mundet as qiriun t’ia mbanë”.Ky shkencëtar gjenial kishte lindur në Smiljan të Kroacisë, që aso kohe ishte nën Mbretërinë e Serbeve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Sh.B.A. Zyrtarisht kishte patentuar 272 inovacione, ndërsa llogaritet se kishte edhe 800 sish. 10 çmime të Nobelit iu kanë dhënë shkencëtarëve tjerë që e kanë kopjuar Tesllën!Në ditën e vdekjes së Tesllës, me 07.01.1943, në New York, të gjitha shërbimet e inteligjencës së bashku me kreun ushtarak kanë qenë në gjendje gatishmërie. Nga frika e madhe që zbulimet e tij mos të bien në “duar të gabuara”, FBI-jë kishte hyrë në dhomën e tij dhe kishte rrëmbyer zbulimet e këtij gjeniu.Më poshtë mund ta lexoni letrën e fundit të Nikolla Tesllës, dërguar nënës se tij.E mërkure, 18 nëntor.Nëna ime, duke menduar për ty, ndihem disi rëndë dhe i zymtë, nuk e di si, por e ndiej që nuk je mirë. Kisha dëshiruar që të jem pran teje dhe të të sjell ujë. Gjithë këto vite që i kam shërbyer njerëzimit nuk më kanë sjellë asgjë pos fyerje dhe poshtërim. Sot në mëngjes jam zgjuar para agimit, sepse prapë kam dëgjuar zëra të njëjtë të cilët një kohë të gjatë i dëgjoj në gjumë. Kam dëgjuar një zë që në formë të lutjes në gjuhën maure, e cila është si një thirrje dhe këngë vaji. (pl. I përkth. Maure d.m.th. myslimane, i kanë quajtur myslimanët e Spanjës, e pastaj Turqit etj., ndërsa këngë vaji dhe vajtimi e ka fjalën për Ezan dhe Kur’an). Sot në mëngjes pasi u zgjova, vërejta se zëri vinte nga çdo anë dhe nuk mund të konstatoj se a vjen nga jashtë apo brenda. Frikohem se mos kam humbur mendjen. Për këtë nuk guxoj t’i tregoj as Dr. Layonelit, sepse as atij nuk i besoj dot. Kam dëgjuar se ka vizituar Edisonin para dy jave.E enjte, 19 nëntor.Prapë mendoj për ty nënë. Prapë ndiej shqetësim dhe mundim në trup. Sot do t’i shkruaj një letër zyrës për patente, që terminin për eksperimentin tim publik ta ndryshojnë për një javë më herët, sepse unë duhet të vijë në shtëpi, në atdhe, më duhet të vij tek ti. Tani me siguri e di që ti nuk je mirë, sepse at zë, at këngë vajtimi ( lexo: Ezan dhe Kur’an) prapë e kam dëgjuar, por tani duke qenë i zgjuar dhe me vetëdije. Akoma jam i vetëdijshëm.E premte, 20 nëntorNuk i kam shkruar zyrës për patente, sepse ka ardhur agjenti i tyre që të ma sjellë konfirmimin. Ia tregova qëllimin e ndryshimit të terminit. Më tha që i vjen keq, por termini nuk mund të ndryshohet, për shkak se shumë kongresmen nga rreth 20 shtete federale, mezi e kanë harmonizuar terminin. Kam shkuar gjer te Ujëvara (e Niagarës) dhe i kam thënë djelmoshave që ti lëvizin turbinat, dhe që të presin nesër komandën time. Kam vendosur që njerëzimit t’i dhuroj atë që i takon, dhe të kthehem në Evropë tek ti, nënë. Qeveritë e shteteve këtu janë njëjtë sikur tek ne. Tani në fund e kam kuptuar se njerëzimi është i varur nga qeveritë, dhe se individi nuk mund ta ndryshon botën.Mirëpo ai zëri i çuditshëm ( lexo: Ezan dhe Kur’an) ende më brengos. E di që ky zë ka një domethënie dhe që ka lidhje me ty, me eksperimentin tim, me diçka transcendentale (plot. I përkthyesit: metafizike, gajb).E shtunë, 21 nëntor.Nëna ime, nesër do të nisem për Jugosllavi. Zonjusha Nora me urdhrin tim ka shkuar tek autoritetet e portit, dhe më ka siguruar një biletë për Lisbonë, prej aty do të udhëtoj me tren në Cyrih, e pastaj drejtë në shtëpi. Po llogariti që më duhen 10 ditë apo më së shumti 2 javë.Sot kam qenë në ndërtesën e Kongresit dhe në mbledhjen e Senatorëve, i kam lutur për disa minuta vëmendje. Edhe pse nuk kishin dëshirë, prapë më lejuan. Kërkova telefonin që të më japin linjën me laboratorin në ujëvarat e Niagarës. Djelmoshat që gjendeshin atje, me urdhrin tim, lëshuan turbinat dhe salla e Kongresit shndriti me rrymën time, 10 herë më shumë se gjer atëherë, pikërisht ashtu siç kam paralajmëruar. Nuk më interesuan reagimet e tyre aspak. Menjëherë dola jashtë, sepse këtë nuk e bëra për ata, por për njerëzimin. Mirëpo, në momentin kur e kam shikuar llambën, dhe kam pritur që rryma “ime” pa tel, të arrij gjer te turbinat, kam ndier që unë nuk jam zbuluesi i vërtetë. Kam ndier që Dikush dhe Diçka po e bartë atë prej Niagarës e gjer te salla e Kongresit, dhe që at ligj që unë e konsideroja si “zbulimi im”, në të vërtetë ajo ka ekzistuar gjithmonë, dhe se në realitet mua vetëm më është dhënë frymëzimi që atë ta vendos në kornizë dhe njerëzimit t’ia sqaroj më shumë. Në vend të lumturisë dhe ndjenjës së triumfit, tek unë u paraqit një zbrazëti. Kuptova se në jetën time kam lëshuar një gjë të madhe. Diçka sikur kam anashkaluar dhe harruar, sikur që diçka që më është ofruar nuk e kam njohur, një formulë sikur ka qenë shumë afër meje, e unë nuk e kam gjetur ose nuk kam dashur ta gjejë. Tani jam i sigurt, kjo formulë ka lidhje me atë këngën e vajtimit të maurëve. ( lexo: Ezan dhe Kur’an).E diel, 22 nëntor.Këtë letër nëna ime, kurrë nuk do ta pranosh. Nuk e di pse po ta shkruaj, kur ti asnjëherë nuk do ta lexosh. Uroj që ta kesh dheun e lehtë nëna ime, dhe kërkoj falje që rrugët e mia më larguan nga ti, dhe nuk mund të vijë as në varrimin tënd. Po e lexoj telegramin me lajmin për vdekjen tënde, dhe po i urrej njerëzit që nuk kanë qenë të gatshëm të kuptojnë para dy viteve, që rryma mund të transmetohet edhe pa tel. Tani pra, e kuptuan që është mundur, mirëpo prapë nuk do të dinë ta shfrytëzojnë me shekuj, sepse laboratorit tim në qendër të qytetit dikush ia ka vu flakën gjer në themel, me të gjitha dokumentet dhe projektet. Më kanë thënë se dyshojnë në Edisonin. Aq jam indiferent sa që nuk e njoh as veten time. Më herët ndoshta edhe do të ankohesha, mirëpo tash jo, sepse tash kam kuptuar mirë, që dikush të gjitha i ka nën kontroll, dhe se “zbulimi im”, ka ardhur para kohe për njerëzimin. Në të vërtetë, ky nuk është fare “zbulimi im”. E di që dikush këtë në tërësi po e mbikëqyrë dhe ka plan, prandaj edhe jam ndoshta indiferent. Anija ime për Lisbonë, niset në ora 11. Vetura më pret jashtë. Këtë letër do ta vendosi mbi varrin tënd, kur të arrijë në Millanovc, në varrezat tona të fshatit.Tani besoj në atë që kurrë nuk kam besuar, dhe se jeta jote nuk ka përfunduar përgjithmonë. Tani edhe më vjen keq që nuk kam dashur asnjëherë të shoqërohem me Turqit, sepse ata këndonin njëjtë këso këngë vajtimi ( lexo: Ezan dhe Kur’an), që i ndiej në gjumë.Tani e kam kuptuar se ata kanë ditur shumë më shumë se unë për të gjitha këto gjëra, për të cilat tash sa mundohem t’i kuptoj.Të kota ishin vitet e mia që ia kushtova shkencës sepse ajo ishte e pafrytshme.Nëna ime, nëse ke mundësi lutu edhe për mua atje, me atë këngën e vajtimit të maurëve, (lexo: Ezan dhe Kur’an), lutu për shpirtin e humbur të birit tënd të varfër dhe injorant.nikolla teslla 1 teslla2Sqarime Në këtë letër në mes tjerash, vërehet një tentim për pendim në botëkuptimin dhe besimin e tij që kishte pasur. Kjo për shkak të një zbrazëtie në aspektin shpirtëror që ndiente edhe përkundër të arriturave kulminante që kishte arritur në shkencë dhe mundësisë që të pasurohet me pasuri marramendëse. Gjatë jetës së tij, ai kishte rreth 1.000 patente të cilat edhe sot nuk kanë gjetur zbatim në shkencë dhe teknologji, pra siç thotë ai “janë zbulime të parakohshme.”.Nga kjo letër kuptojmë më së miri, se dituria pa fe është e verbër, dhe të bënë të jetosh i zbrazët. E kjo zbrazëti të bënë të jetosh si injorantë, siç thotë ai në fundin e letrës së tij. “Ata do të thonë: “ Sikur të kishim dëgjuar dhe menduar, nuk do të ishim midis banorëve të zjarrit flakërues”. Kur’an, Mulk 10. Prandaj edhe Teslla kur thotë: ” Tani e kam kuptuar se ata kanë ditur shumë më shumë se unë për të gjitha këto gjëra, ai aludon për myslimanët.Gjithashtu përmes kësaj letre mësojmë se, zbulimet e tija që ia dedikonte njerëzimit, prapë se prapë ato nuk i gëzonte njerëzimi, por i kontrollonte dikush tjetër, që për interesa të tyre akoma nuk gjejnë zbatim. Këto zbulime, si edhe shumë zbulime tjera në fusha të ndryshme si: teknologji, fizikë, mjekësi, etj. sot kontrollohen nga ata që e sundojnë botën, në dëm të njerëzimit.Në anën tjetër kuptojmë se Thomas Edisoni, që punonte me Tesllën, kishte rivalitet me te dhe i bënte obstruksion. Kjo për faktin se Edisoni ishte lidhur ngushtë dhe punonte për familjet Morgan, Rokfeller dhe Rotchild, familje të cilat edhe sot e sundojnë botën, kundër interesave të njerëzimit.Mësim tjetër që mund të nxjerrët nga kjo letër është se, njeriu kur ta merr ndonjë sinjal për pendim atë duhet bërë menjëherë sepse, siç u pa edhe nga Teslla, ai këtë nuk e kishte bërë prandaj siç thotë ai kishte jetuar në varfëri (shpirtërore) dhe injorancë. Prandaj mund të humbet edhe kjo edhe ajo botë.

Përktheu, përshtati dhe sqaroi: Mr. Saad R. Gash

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.