LISI DHE LEGJENDA nga Suzana Malaj

Suzana Malaj

LISI DHE LEGJENDA

Fierkuqja e Helmatisur

hodhi shtat

në të përzishmen natë

si kobnatë a sterrnatë

që vjen e qëndron në natë…

Së largu

e lidhi njeriun

e tani kërkon të thajë një Lis

një Lisplis a Fjalëlis

që vdes e ngjallet aty ku lind.

Avitet Fierkuqja e Helmatisur,

kur Thanat ilire

pas betejës

qetësonin brirët e dhive…

Kur malit orteku bënte zhurmë

e lëshohej pa fre

si gjëmim rrokullime…

Kur Bariu i Shenjtë a Gjegjësi i Zanës

nuk e pa gojëlidhurin

të fshehur pas muranës…

E Fierkuqja e Helmatisur

e thau Lisin

e mua më shpoi kryet prej së largu,

por Tateni, hyu ilir si Apoloni

me dritë më erdhi që tek pragu.

E shkuli Fierkuqen nga rrënjët

e gjalloi rrënjët e Lisit

të plisit…

ku lëvizin gjethet

e flasin gjuhën e Lisit.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.