LISI nga Thimi Nathanaili

Thimi Nathanaili

LISI

Nga lisi i lartë, i vjetër
Nje gjethe e verdhe u shkëput
U end, vallëzoi ne ajër
Dhe u preh mbi tokën e butë.

Një erë e lehtë pas pak nisi
Pemën e futi ne drithërimë,
“Nuk ju mbaj dot“ u ankua lisi
Gjethen e dytë nisi fluturim.

Ditë më pas lisi ish i çveshur
Tokës falur gjethet një nga një
E prap i drejtë, krenar e i bukur
Kur gjethe të blerta s’kishte asnjë.

Në lisin e moçëm, të pafund të jetës
Gjethe të blerta jemi dhe ne
Zverdhemi, vyshkemi nga ligji i Kohës,
Biem aty ku lisi ka rrënjët, në dhe…

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.