LLASTICA nga Vjollca Koni

Vjollca Koni

LLASTICA

Mos më beso kur të them të dua!
E sheh se është kohë vjeshte? 
Gjethet molisur puthin tokën, 
ëndrrat si eteri në horizont treten!

Mos mė beso nëse të them të dua,
kur ndodhem poshtë një shege! 
shikoj si llastohet me diellin
për t’i vjedhur ngrohtësinë rrezeve!

Mos mė beso po të thashë të dua, 
se dashuruar jam me perëndimin!
Atje në anën tjetër pres të shfaqet ngjyrë Vjollce 
i praruar agimi.

Mos mė beso kur të them të dua,
se disa fjalë thonë i bart era!
Është pjalmi i luleve në pranverë 
kur juga e bardhë troket te dera.

Më BESO se të desha atëherë,
kur një ditë të ndodhemi përballë,
buzët malluar e qepur nga heshtja!
Sytë gurrë, e loti ujëvarë!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.