MË THUAJ nga Anejla Lako

Anejla Lako

MË THUAJ

Po ty?
Të ka ndodhur ndonjeher që të mungoj nje njëri i panjohur?
Te ka ndodhur që në pak kohe njohje te mungoj gjithcka nga ai njëri?
Të ka ndodhur që cdo fjalë që thot të godasë thelle ne zemër…
Të marr malli për atë që nuk e ke patur kurre…
Të mos ndihesh asnjeher vetem kur e mendon atë
A ju ka ndodh ndonjëher?
Të ndjesh dëshirën e një përqafimi që nuk e ke patur ndonjęher
Te qeshesh me veten kur mendon shtrengimin e duarve
Të frikësohesh kur mendon se nuk do e takosh kurre
Më thuaj
A të ka ndodhur?

LUAJM ME PUTHJEN

Luajmë  me puthjen,
Luajmë në shtrat,
Si me një top.
Ta jap,
Ma jep?
S’ta jap!
S’ma merr dot!

Një “dot” në shtrat,
Bëhet për ty,
Bëhet për mua,
Bëhet një botë.

Hëna në mollë
Zbret edhe ajo
E shndërrohet
Dhe bëhet zog.
Mes mollësh
Nis të njëjtën lojë.
Hëna zog
Molla zog,
Midis tyre
Prapë një “dot”.

Te puth, më puth,
Dhe puthja shkon,
Herë bëhet erë,
Herë bëhet top,
Herë bëhet mollë,
Herë hëna bëhet
Shtrati jonë.

Ta marr. ma merr
Ma merr, ta marr,
Të lë t’ma marrsh,
Por s’ma merr
“dot”.
Është topi ynë
Me të në luajmë
E çojmë ku duam
Por s’mundemi “dot”
Në këtë botë.

JAM ATY 

Ti nuk mund të më shohësh
Sonte për ty jamë nderur në puhizë.
Ti do gjethet dhe mua,
gjethet ndehen në degë dhe unë në ty.

Përgjoj hapat e tua…
Po vjen?
A pra, kur po vjen?

Nuk mund të rri e veshur me gjethe,
Gjethet nuk mund të rrinë një jetë në degë,
Unë në ty dua një jetë.
Nuk mund të bëhëm për ty vetëm dëshirë
Dhe vjeshtën ta përciell
Fletë më fletë
Dhe degë më degë,
Si dimër lakuriq.

Jam aty si aromë përkëdhelse
Në shtratin e kurmit tënd,
Gjethet mbahen në degë,
Unë në krahuun tënd.

Po të presë flet më fletë,
Po t’përgjoj degë më degë,
Aty ku ti saherë me gjen,
Veshur me verë dhe me vjeshtë,
Kur po vjen?

Aty ku ti e di që unë,
Bëhëm rrënjë,
Bëhem flutur,
Bëhem fletë,
Bëhem veshje,
Bëhem vjeshtë dhe vjersh.

Po vjen?
A pra, kur po vjen?
Nuk jam gjethe për pakë kohë në degë,
Unë jam ti dhe jam rrënjë
Kur po vjen?…

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.